PO ZHVILLOHET SEANCA E KËSHILLIT TË QYTETIT: RAPORT PËR BUXHETIN DHE PUNËN E NDËRMARRJEVE PUBLIKE 21.9.2018

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme e cila është e 15-ta me radhë do të diskutojnë për një numër më të madh raportesh për punën e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike për gjashtë muajt  e parë të vitit 2018, të cilët treguan kondicion të mirë financiar të qytetit dhe ndërmarrjeve.

Për gjashtë muajt e parë, në përputhje me Raportin për realizimin e buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018 për periudhën 01.01-30.06.2018, janë realizuar të ardhura dhe të hyra të tjera në vlerë prej 2.2 miliard denarë, e cila është një realizim prej 36 përqind në raport me planin për vitin 2018. Realizimi i të ardhurave në buxhetin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit për gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018 po e mban dinamikën e sajë pozitive dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, janë përafërsisht të njëjta.

Në lidhje me shpenzimet, për gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018 janë kryer shpenzime në vlerë prej 1,8 miliard denarë dhe e njëjta paraqet realizim prej 30 përqind në raport me shpenzimet e planifikuara për vitin 2018. Duke krahasuar me realizimin e shpenzimeve në periudhën e njëjtë të vitit 2017, shpenzime të realizuara për gjysmën e parë të vitit 2018 shënojnë ulje, që është në përputhje me dinamikën e caktuar për realizimin e projekteve të parashikuara për vitin 2018.

Në seancën e sotme këshilli do t’i shqyrtojë edhe raportet gjashtëmujore për punën e ndërmarrjeve publike të qytetit.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, ndërmarrja publike "Higjiena komunale" ka mbledhur dhe transportuar 74,301 ton mbeturina komunale ose mesatarisht  411 ton në ditë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, sasia e mbeturinave të grumbulluara dhe të transportuara është më e lartë për 1.887 ton (2.61%). Lidhur me rezultatet financiare të arritura, NP "Higjiena komunale " ka realizuar rezultat pozitiv financiar prej 23,845,670 denarë, si rezultat i reduktimit të shpenzimeve operative.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, ndërmarrja publike "Rrugë dhe rrugica" ka asfaltuar sipërfaqe totale prej 34,211 metra katror, ndërsa pastrimi mekanik i shtratit të lumit Vardar është kryer në sipërfaqe prej 21,137 metra katror. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 janë vendosur 364 shenja të reja të komunikacionit, 530 katadioptri dhe është bërë shënimi horizontal i sinjalizimit rrugor në sipërfaqe prej 13,405 metra katror. Në pjesën e rezultateve të realizuara financiare, NP "Rrugë dhe rrugica" realizoi rezultat financiar pozitiv prej rreth 34 milionë denarë.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, Ndërmarrja publike "Parqe dhe Gjelbërime" ka ngritur dhe ripërtërirë  50,690 metra katror sipërfaqe të gjelbra, përkatësisht  35% më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku u ngritën 37,557 metra katror gjelbërim. Pas një periudhe të gjatë është bërë furnizimi i mekanizimit të ri – janë blerë shtatë kositëse bari me shportë, 10 kositëse bari motorike, gjashtë shara motorike, 20 kosa motorike, 15 kositëse rrotulluese bari, 30 fryrëse gjethesh motorike dhe pajisje tjera. Në pjesën e rezultateve të realizuara financiare, NP "Parqe dhe gjelbërime" ka arritur rezultat negativ financiar prej rreth 27,823,785 denarë.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, autobusët e ndërmarrjes së qarkullimit publik "Shkup" kanë kaluar gjithsej  9,039,900 kilometra, si dhe janë transportuar 22,557,000 udhëtarë. Sa i përket rezultateve financiare, NQP "Shkup" ka arritur një rezultat financiar pozitiv prej 174.8 milion denarë.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizim" në kuadër të aktiviteteve të saj ka investuar në ndërtimin dhe rikonstruktimin e ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekale dhe për të njëjtat janë shpenzuar mbi 26 milion denarë. Në pjesën e rezultateve të realizuara financiare, NP "Ujësjellës dhe kanalizim" kishte rezultat financiar negativ prej rreth 15 milionë denarë pas tatimimit.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, ndërmarrja publike "Parkingu i qytetit" në pjesën e rezultateve të realizuara financiare ka arritur rezultat pozitiv financiar prej 19,834,478 denarë.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme do ta shqyrtojë edhe vendimin e propozuar për miratimin e furnizimit me mjete themelore-Pajisje teknike për realizimin e video transmetimit të drejtpërdrejtë  të seancave të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Me këtë, do të filloj procesi i krijimit të kushteve për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave të Këshillit të Qytetit, aktivitet që ka për qëllim të rit informimin e qytetarëve për punën e këtij organi si dhe për rritjen e transparencës së punës së Qytetit të Shkupit.