NP "PARQE DHE GJELBËRIME" KANË NGRITUR DHE RREGULLUAR MBI 50.000 METËR KATROR SIPËRFAQE TË GJELBRA 21.9.2018

Në gjashtë muajt e fundit ekipet e NP "Parqe dhe Gjelbërime" theks të veçantë kanë vënë në zbukurimin e Shkupit me mbjelljen e luleve të reja. Në periudhën janar-qershor 2018, në sipërfaqe prej 7.566 metra katrorë, përgjatë bulevardeve, rrugëve, parqeve dhe gjelbërimeve periferike u mbollën më shumë se 313.601 lule të llojeve të ndryshme.

 

Në periudhën janar-qershor 2018, u ngritën më shumë sipërfaqe të gjelbra në Shkup, si dhe u ripërtërinë ato ekzistuese.


 

Më saktësisht, në gjysmën e parë të vitit u ngritën dhe ripërtërinë 50.690 metra katror hapësira të gjelbra, përkatësisht 35% më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur u ngritën 37.557 metra katrorë gjelbërime.

 

 

Pas një periudhe të gjatë, këtë vit NP "Parqe dhe Gjelbërime" është furnizuar me mekanizim të ri për mirëmbajtje optimale të gjelbërimit në qytet. Janë blerë shtatë kositëse bari me shportë, 10 kositëse bari motorike, gjashtë shara motorike, 20 kosa motorike, 15 kositëse rrotulluese bari, 30 fryrëse gjethesh motorike dhe pajisje tjera. Vendet e njohura për piknik, qendrat rekreative dhe parqet në Shkup përsëri u pasuruan me pajisje të reja urbane, edhe atë:

 

 

 

- në park-pylli "Vodno" janë vendosur katër belvederë, pesëmbëdhjetë komplete me ulëse dhe tavolina dhe dy gardhe mbrojtëse prej druri në gjatësi totale prej 280 metra;

- në QSR"Saraj" janë ndërtuar dy belvederë; - në Parkun Natyror "Gazi Babë" janë ndërtuar dy belvederë; kurse

- në parkun e Çairit është vendosur një belvederë dhe dy elemente rekreative.

Ekipet e NP "Parqe dhe Gjelbërime" mirëmbajnë 51,837,915 metra katror sipërfaqe të gjelbra urbane dhe periferike në territorin e qytetit të Shkupit.