NGA DITA E PREMTE FILLON SPËRKATJA KUNDËR FORMAVE TË RRITURA TË MUSHKONJAVE 21.9.2018

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se prej të premtes fillon faza e pestë e dezinsektimit terestik dhe me aeroplanë kundër formave të rritura të mushkonjave në teritorrin e qytetit të Shkupit, gjegjësisht:  

 

1.Dezinsektimi me  aeroplan në territorin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet të premten (14.09.2018),  dhe të shtunën  (15.09.2018) në orët e hershme të mëngjesit.

2. Dezinsektimi terestik në territorin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave do të fillojë me datë 16.09.2018 (e diele) dhe do të përfundojë më së voni deri më 20.09.2018 (e enjte), në periudhën prej në ora 23:00 deri më 04:00 të ditës së ardhshme.

 

Përderisa kushtet e motit nuk janë të përshtatshme që të kryhet dezinsektimi, i njëjti do të realizohet gjatë terminit të parë të radhës atëherë kur kushtet e motit të jenë të volitshme. 

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.