KRYETARI I LJUBLJANËS, ZORAN JANKOVIQ, PËR VIZITË ZYRTARE NË SHKUP 19.8.2018

 

Dje dhe sot (19 dhe 20 korrik) Zoran Jankoviç, kryetari i kryeqytetit të Sllovenisë, Ljubljanë, është në vizitë zyrtare në Shkup.

Gjatë vizitës, Jankoviç pati takim me kryetarin e Qytetit të Shkupit Shilegov, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe mundësitë për thellimin e tij.

 

 

Në këtë takim u shpreh dëshira e ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy qyteteve dhe për ta thelluar atë, veçanërisht në sferat e zhvillimit urban të qyteteve, menaxhimin e mbeturinave, shfrytëzimin e mjeteve të UE, bashkëpunimin në disa projekte evropiane, si dhe thellimin e bashkëpunimit të Këshillave të dy qyteteve.

 

 

Në takim, kryetari Shilegov e njoftoi Jankoviçin për projektet kapitale që Qyteti i Shkupit planifikon t'i realizojë në periudhën e ardhshme, siç është ndërtimi i tunelit nëntokësor nën Kale dhe modernizimi i transportit publik në Shkup me automjete ekologjike.

 

 

Kryetari Jankoviq sot paradite u takua edhe me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ku mori pjesë edhe kryetari Shilegov. Në takim u diskutuan përparësitë rajonale dhe lokale të Lubjanës dhe Sllovenisë si pjesë e Bashkimit Evropian, si dhe perspektivat që Shkupi dhe Maqedonia do t'i kishin nëse bëhemi pjesë e Unionit.

 

 

Pas takimit, kryetarët Shilegov dhe Jankoviç shëtitën së bashku në Çarshinë e vjetër, një nga monumentet më të njohura të qytetit të Shkupit.

 


Shkupi dhe Ljubljana kanë bashkëpunim të pasur shumëvjeçar në shumë fusha, që  kulmon me binjakëzimin në vitin 2007.