QYTETI I SHKUPIT DHE NTP BLEJNË AUTOBUSË TË RINJ EKOLOGJIK NË GAZ 14.9.2018

Nga viti i ardhshëm, 30 autobusë të rinj ekologjik do të qarkullojnë në rrugët e Shkupit dhe do të zëvendësojnë automjetet e vjetra të NTP që janë pa kondicionerë dhe pajisje shtesë.

Detajet e prokurimit të autobusëve të rinj u kumtuan nga kryetari Shilegov dhe drejtori i NTP, Kristijan Çushkov.

 

- NTP Shkup, për të blerë eko-autobusë të rinj, solli vendim që të marrë hua 10 milionë euro në një institucion kreditor ndërkombëtar me normë interesi prej 1%, 3 vjet grejs periudhë dhe 7 vjet periudhë për kryerjen e pagesës. Për të siguruar huamarrjen, është e nevojshme të sigurohet garanci shtetërore. Meqenëse është përcaktuar mënyra e financimit për autobusët e rinj të planifikuar, dinamika e tërë projektit parashikon shpalljen e tenderit në vjeshtë ndërsa deri në fund të vitit të nënshkruhet kontrata me kompaninë e autobusëve - tha Shilegov.

 

Qëllimi i këtij prokurimi është që Shkupi të bëhet me transport modern publik, i cili është ekonomikisht efikas dhe nuk ndot ajrin.

- Deri tani disa autobusë ekologjik nga prodhues të ndryshëm kanë qarkulluar në provë nëpër rrugët e Shkupit. Kishim tre autobusë me gaz dhe një autobus elektrik. Qëllimi ishte për të fituar përvojë dhe për të vlerësuar më mirë se cili lloj i autobusit është më i përshtatshmi për trafikun në Shkup. Autobusët me gaz janë me efikasitet energjetik. Krahasuar me shpenzimet e autobusëve të vjetër me naftë, këto autobusë shpenzojnë pothuajse dy herë më pak karburant, gjë që do të zvogëlojë në mënyrë plotësuese shpenzimet e NTP. Përparësia më e madhe është se ato lëshojnë më pak CO2 që pothuajse nuk e ndotin fare ajrin - shtoi Shilegov.

Kryetari Shilegov tha se prokurimi i këtyre autobusëve do të përmirësojë dukshëm funksionimin e NTP Shkup dhe do të zvogëlojë shpenzimet e saj, pasi që 202 autobusë që janë blerë 7 vjet më parë janë të kualitetit të dobët, ato shpesh janë të prishur dhe në rastin me autobusët kinezë, për shkak të mungesës së një përfaqësuesi të autorizuar, nuk ka mundësi për shërbimin dhe rregullimin teknik të tyre.

 

 

Shilegov shtoi se në transformimin e transportit publik do të përfshihen edhe transportuesit privatë, janë planifikuar subvencione për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë, si dhe për përshtatjen e të njëjtëve në gaz ekologjik.

Zgjidhja e problemit të transportit publik në Shkup është pjesë e listës së prioriteteve të Qytetit të Shkupit, i cili meriton një transport me autobusë që nuk do të ndotë, do të jetë me efikasitet energjetik dhe do të përmbushë plotësisht nevojat e qytetarëve që e përdorin atë.