KONKURS PËR ESE GAZETARESK NË TEMËN “VIZIONI PËR SHKUPIN EVROPIAN” 31.10.2018

Me rastin e 13 nëntorit, Dita e Çlirimit të Shkupit, Drejtoria për kulturë dhe art në Shkup, në kuadër të manifestimit multimedial "Ditët e Shkupit evropian", që do të mbahet nga data 4 deri më 7 nëntor 2018, në bashkëpunim me Ministrinë e kulturës të RM-së dhe Qytetit të Shkupit, shpall konkurs për ese gazetaresk në temën  "Vizioni për Shkup evropian ".

Esetë autoriale duhet të përmbajnë, aspektet reflektuese dhe vizionare të qytetit dhe ta afirmojnë përcaktimin për Shkup evropian pa konotacione politike-ditore.


Punimet e arritura do të konkurrojnë për tre çmime. Shpërblimi i parë është laptop, i dyti është iPhone, dhe i treti është aparat telefoni Android.
 
Kriteret e konkursit:

- Në konkurs, me esetë e tyre mund të konkurrojnë gazetarët në mediat ku janë të  angazhuar, qoftë në marrëdhënie pune, në kontratë në vepër ose gazetarë që kanë angazhim me honorar në mediat elektronike, të shtypit, (kanalet televizive, radio stacione) dhe në internet mediat (portalet dhe bloget).

- Esetë dërgohen me emër dhe mbiemër të plotë (pa shifra ose pseudonim) dhe me kontaktet e kandidatit (emri i mediumit për të cilin eseisti punon në detyra gazetareske, telefon, e-mail, dhe nënshkrimin e tij.Të gjitha këto të dhëna shkruhen poshtë njëra tjetrës në anën e majtë në fund nga fillimi i tekstit.

- secili autor mund të merr pjesë vetëm me një ese.

- Në kuadër të temës "Vizioni për Shkupin Evropian", eseja e dërguar duhet të përmbajë edhe titullin e vet specifik.

- Eseja  duhet të përmbajë 400 deri në 500 fjalë (jo) duke marrë parasysh distancat, në fontin Ariel - 12 me mbështetje të gjuhës maqedonase.
- Esetë për tema të tjera me qasje politike-ditore dhe ato që shkojnë përtej fushës së përmendur nuk do të merren parasysh.

- Gazetarët me bashkësitë e ndryshme etnike, esetë mund t'i dërgojnë në version të shkruar në gjuhën e tyre amtare (në font Ariel -12, me mbështetjen e gjuhës përkatëse) dhe - në vazhdim të të njëjtit fajl - me përkthim në maqedonisht.

- Esetë dërgohen në adresën e e-mailit: skleto@unet.com.mk

- Afati i fundit për dërgimin e eseve është 31 tetor 2018.

 

Për rezultatet e konkursit pjesëmarrësit do të njoftohen menjëherë pas miratimit të vendimit të Komisionit në këtë konkurs, përpara paraqitjes solemne të tri punimeve të shpërblyera.

Shpërblimet të cilat do të miratohen nga Komisioni tre-anëtarësh në konkurs, do të dorëzohen më datën 06.11.2018.

Projekti mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.