KONTROLLE TË PËRFORCUARA DHE AKSION I PËRBASHKËT PËR PASTRIM NË PRAG TË SEZONIT TË NGROHJES NË SHKUP 5.10.2018

Kryetari Shilegov sot në kuadër të aksionit të madh për pastrimin e Shkupit, në të cilin ndërmarrjet komunale "Higjiena komunale" dhe "Parqe dhe gjelbërimi", në bashkëpunim me komunat e Shkupit kupo i pastrojnë të gjitha rrugët e qytetit dhe komunave, e vizitoi komunën e Gazi Babës.

Mbi 100 punonjës në komuna janë angazhuar së bashku me njerëzit që ato i angazhojnë rregullisht. Ata do të hyjnë në çdo rrugë për ngritjen e  higjienës në të gjithë qytetin tonë. 

 

 

- Inspektorët për mjedisin jetësorë, inspektorët komunalë dhe kujdestarët komunalë të Qytetit të Shkupit kryejnë kontrolle të përforcuara në terren. Janë shqiptuar dy dënime për ndezjen e paligjshme të kabllove dhe plastikës dhe një dënim lënien e mbeturinave  ndërtimore në sipërfaqe publike. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të raportojnë të gjitha aktivitetet e paligjshme, sepse nëse duam qytet më të pastër, secili prej nesh duhet të tregojë një shkallë më të lartë të kujdesit për higjienën në mikro-mjedisin ku jeton - theksoiShilegov.

 

Ai shtoi se Qyteti i Shkupit punon për ta zgjidhur problemin e ndotjes edhe në periudhën kur askush nuk i ndjen pasojat e ajrit të ndotur në Shkup.

- Aktualisht po pastrohet në komunën e Gazi Babës, ku janë angazhuar më shumë punonjës në ndërmarrjet e qytetit, cisterna për pastrimin e rrugëve dhe kamioneta për grumbullimin e mbeturinave të rrugëve. Aksioni në Gazi Babë do të zgjasë 3-4 ditë - tha Shilegovi.

 

Pastrimi i qytetit do të vazhdojë në komunën e Butelit ndërsa në periudhën e kaluar janë pastruar komunatGjorçePetrov, Karposh, Qendra, KisellaVoda dhe Aerodrom.

Shilegovi shtoi se obligim i qytetit është të i mbajë rrugët e pastra dhe obligim i çdo qytetari individualisht është të kujdeset këto rrugë të mbeten të pastra, ai u bëri thirrje qytetarëve të kujdesen për rrugët e tyreqë dimrin ta presim me rrugë të pastra, me më pak pluhur që çon në ndotje më të vogël të ajrit.


- Ejani së bashku ta zbukurojmë qytetin tonë, vendin ku jetojmë, punojmë, mësojnë, ku e kalojmë pjesën më të madhe të jetës sonë dhe të jemi krenarë për rezultatet e arritura si shembull në rajon dhe më gjerë. Së bashku të luftojmë për mjedis të pastër jetësor si investim në të ardhmen e fëmijëve tanë - tha Shilegov.