EKIPET MË TË MIRA TË SPORTIVE TË SHKOLLAVE TË MESME TË QYTETIT TË SHKUPIT NË NIRNBERG 5.10.2018

 

Edhe këtë vit ekipet më të mira sportive nga shkollat e mesme në Shkup do të garojnë me moshatarët e tyre nga vendet tjera. Pas vizitave të suksesshme në Stamboll, Nish, Zagreb, Lubljanë, Sofje dhe Beograd, Qyteti i Shkupit këtë vit siguroi mjete buxhetore për udhëtime në qytetin e binjakëzuar Nirnberg të Gjermanisë.

 

 

Ekipet sot u nisën për Nirneberg, dhe para nisjes, kryetari Shilegov u dëshiroi udhëtim të këndshëm, shoqërim të mirë, fer lojë dhe paraqitje të suksesshme sportive. Këtë vit forcat me moshatarët e tyre nga Nirnebergu do t'i masin ekipet më të mira në futsall, hendboll dhe basketboll në kategoritë e vajzave dhe djemve, si dhe në volejbollin të vajzave.

 

 

 

Përveç ligave të shkollave të mesme të qytetit të Shkupit, ku morën pjesë mbi 6.000 nxënës, ketë vit për herë të parë nga Buxheti u siguruan edhe bursa për 100 sportistët më të mirë me nga 3 000 denarë gjatë tetë muajve deri në fund të vitit 2018.