BLERËSIT E FSHEHTË NË NDJEKJE TË OBJEKTIT MË TË MIRË HOTELERIK NË SHKUP 5.10.2018

Ju njoftojmë se edhe këtë vit Qyteti i Shkupit e vazhdon traditën për të zgjedhur "Objekti më të mirë hotelerik ndër më të mirët" i cili po mbahet për të 11-ën herë.

Për realizimin e këtij projekti janë zgjedhur 50 restorante, 50 taverna dhe 70 bar kafe në territorin e qytetit të Shkupit, të cilët me gjithsej 510 vizita nga blerësit e fshehtë, të pavarur dhe objektiv, do të vlerësohen në bazë të disa kritereve: kontakti i parë me mysafirët, higjiena e objektit, pamja dhe higjiena e tualeteve, ambienti i objekteve, shërbimi i kamerierëve, kualiteti i ushqimit dhe kontakti përfundimtar me mysafirët.

Në bazë të rezultateve nga hulumtimet, do të zgjidhen tre restorantet më të mira, tre tavernat më të mirë si dhe tre bar kafet më të mira që kanë arritur rezultatin më të lartë të përgjithshëm të elementeve të anketuara të shërbimit. Më të mirëve do tu ndahen mirënjohje publike në formë të plaketave.

Ky projekt po realizohet njëmbëdhjetë vjet me radhë dhe gjithnjë e më shumë po e ngjall interesin te hoteleritë, por edhe te opinioni.

Qëllimi i këtij projekti është ngritja e vetëdijes te hoteleritë dhe qytetarët për rëndësinë e kualitetit të shërbimit që i jepet klientit në aktivitetet e hotelerisë, si dhe të rritet niveli i përgjithshëm i kualitetit në objektet hotelerike në territorin e qytetit.