NJOFTIM PËR PUBLIKUN NË LIDHJE ME NGJARJEN NË AFËRSI TË "SKOPJANKA" NË AERODROM 4.10.2018

 

 

Pas ngjarjes së pakëndshme që mbrëmë ndodhi në ndërtesën bulevardin Kuzman Josifovski Pitu numër 15 në kompleksin "Skopjanka" në  Aerodrom, kur për shkak të erës së keqe në hapësirat e përbashkëta u evakuuan të gjithë banorët, Qyteti i Shkupit shpreh mirënjohje për brigadën zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, NP "Higjiena komunale", anëtarët e policisë dhe ushtrisë dhe punonjësit e Qendrës për punë sociale për ndërhyrjen e tyre të shpejtë. 

 Qyteti i Shkupit falënderohet për ndihmën e madhe të këtyre shërbimeve që ua ofruan qytetarëve në momentet e panikut dhe i ndihmuan ata të largohen shpejt nga ndërtesa dhe të jenë të sigurt. Aksioni i tyre i koordinuar mundësoi që askush të mos dëmtohet në ngjarjen e mbrëmshme dhe qytetarët të kthehen në shtëpitë e tyre vetëm për disa orë. 

 

 

 

Kryetari Shilegov mbërriti para ndërtesës në bulevardin Kuzman Josifovski Pitu menjëherë pasi u raportua për erën e pakëndshme nga ana e qytetarëve në brigadën zjarrfikëse dhe i koordinonte aktivitetet e shërbimeve. Sot, banesa në ndërtesën nga e cila përhapej era e pakëndshme, veç më është pastruar nga ekipet e NP "Higjiena komunale”, dhe pas kësaj rasti do të trajtohet nga shërbimet sociale.

Përveç kësaj dhe gjithashtu shumë e rëndësishme, Qyteti i Shkupit reagon ndaj gjestit malicioz të të rinjve nga VMRO-DPMNE, të cilët në mënyrë qyqare lanë pelena para portës së Qytetit të Shkupit. Qyteti i Shkupit dënon ashpër talljen e DPMNE-së për panikun e qindra qytetarëve të interesuar për shëndetin e tyre, si dhe talljen e një familjeje që ka nevojë për kujdes social.

 

 

 

 

Nëse shqetësimi dhe paniku i qindra qytetarëve janë bazë për tallje për rininë e DPMNE, atëherë çfarë lloj kujdesi duhet pritur prej DPMNE për cilin do qytetar tjetër në Shkup dhe Maqedoni? Në vend që ato të rinj të tregojnë solidaritet dhe empati me qytetarët e shqetësuar të cilët dje ishin në panik, dhe familjen e cila ka nevojë për ndihmë serioze sociale dhe, partia ka vendosur t'i stimuloje dhe mbështet talljet me ngjarjet e këtilla të rasteve sociale. Kjo është krejtësisht joserioze dhe jashtë të gjitha cilësive njerëzore të empatisë dhe solidaritetit me qytetarët.

Por, empatia nuk është diçka që duhet të pritet nga DPMNE. Kjo tallje dhe fyerje ndaj këtyre qytetarëve është vetëm rezultat i axhendës destruktive që ata e kanë patur dhe e udhëheqin atë si një shoqatë. Derisa dikush përpiqet të ndihmojë këta njerëz, DPMNE mund të vazhdojë të bëjë atë që di, t'i fyejë dhe tall këto familje dhe qytetarë.