U PROMOVUA NJË NGA VEPRAT MË MARKANTE NGA FUSHA E URBANIZMIT TË JANI GELIT 3.10.2018

 

Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, së bashku me Kryetarin e Odës së arkitektëve të autorizuar dhe inxhinierëve të autorizuar të Republikës së Maqedonisë, Mile Dimitrovski dhe Ambasadori i Danimarkës, Anders Hougard, morën pjesë sot në promovimin e librit Qytetet për njerëzit nga profesori Jan Gell, një nga veprat më markante botërore në fushën e urbanizmit. 

 - Duke pasur parasysh kontributin e profesorit Jan Gell si doajen i projektimit të hapësirave publike i cili merret me qytete dhe që me njohuritë e tij dhe përvojën e madhe do të kontribuojë pozitivisht për jetesë humane në qytetin e Shkupit, kryetari Shilegov dhe profesori Gell e nënshkruan Letër qëllimore për bashkëpunim në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor. Ky bashkëpunim është themeluar me qëllim të përmirësimit të jetës urbane në Shkup sipas shembullit të metropoleve botërore sa i përket jetesës humane, përfshirjen aktive në krijimin dhe zbatimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët - theksoi Jançeva.

 

 

Në këtë drejtim do të realizohen aktivitetet sipas shembullit të qyteteve të tjera, duke formuar ekipe profesionale të cilat sipas principit "qytete për njerëz" do të punojnë në studimin për Qytetin e Shkupit në aspektin e jetës humane. Kjo do të lejojë formësimin më të mirë dhe përdorimin e hapësirave publike në Shkup.

- Në punëtorinë e sotme "Shkupi - qytet për njerëzit" është planifikuar të diskutohet çështjet aktuale që lidhen me planifikimin urban dhe hapësinor, dhe të prezantojë zgjidhjet e mundshme që lidhen me situatën me çiklistët, këmbësorët, parqe të vogla dhe sipërfaqe të gjelbra në qytet, cilësinë e ajrit dhe cilësinë e jetës së qytetarëve tanë - theksoi Janceva.

 

Ajo, shtoi se në historinë e tij Shkupi ka përvojë me ekspertë në fushën e arkitekturës dhe pas tërmetit katastrofal më 1963, qyteti u rindërtua sipas projekteve të famshme botërore Kenzo Tange dhe Adolf Ciborovski.