SHILEGOV: SHMQSH “NIKOLLA KAREV” MES SHKOLLAVE QË DO TË BËHEN ME FASADË E ME EFIKASITET ENERGJETIK 3.10.2018

 

 

 

Në gjimnazin “Nikolla Karev” këto ditë po vendoset izolim për ta bërë këtë objekt shkollor me efikasitet energjetik, si dhe po përfundon rinovimi i orendive të jashtme, i rikonstruksionit të tavanit për ta adaptuar me instalimet elektrike për ndriçim, si dhe po bëhen riparime të tjera në mure dhe punë izolimi në pjesë të të njëjtës.

- Vendosja e izolimit me efikasitet energjetik në këtë shkollë, si dhe në SHMQSH “Pançe Karagjozov”, po bëhet nga ana e brendshme pasi këto objekte janë të mbrojtura si objekte të kulturës të shkallës së dytë. Në këtë drejtim dua të theksoj se kemi kujdes për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore tek të gjitha fasadat të cilat janë të mbrojtura si monumente të kulturës. Është me rëndësi të themi se Qyteti i Shkupit punon në zgjidhjen e problemit me ndotjen dhe në periudhën e verës kur askush nuk i ndjen pasojat nga ajri i ndotur në Shkup, kurse kursimi i energjisë ndikon drejtpërdrejt në zvogëlimin e ndotjes- tha Shilegov.

Këtë verë 13 shkolla do të fitojnë fasada me efikasitet energjetik, në përputhje me standardet bashkëkohore për racionalizim dhe kursim të energjisë elektrike dhe ngrohëse.

Përveç rikonstruktimit të fasadave po riparohen edhe çatitë dhe orenditë e jashtme, atje ku ka nevojë. Në procedurë e sipër është riparimi i fasadave të shkollave të mesme “Josip Broz Tito”, “Dimitar Vllahov”, “Orce Nikollov”, “Koço Racin”, “Nikolla Karev”, “Boro Petrushevski”, “Zdravko Cvetkovski”, “Pançe Arsovski”, “Saraj”, “Pançe Karagjozov” dhe “Mihajllo Pupin”.

 

 

Vlera e përgjithshme e mjeteve për këtë qëllim është pothuajse 60 milionë denarë për 19 shkolla, të cilat do të fitojnë fasada me efikasitet energjetik, rinovim të çative, orendi të jashtme, dysheme, instalime elektrike dhe për ngrohje të riparuar.

Një pjesë e shkollave fillojnë edhe me adaptimin e tualeteve për persona me nevoja të posaçme. Këto mjete i siguruam me ridedikimin e mjeteve të parashikuara për projektin „Shkupi 2014”.