SHILEGOV: GJIMNAZI „JOSIP BROZ TITO” ME FASADË TË RE ME EFIKASITET ENERGJETIK 3.10.2018

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov sot vizitoi SHMQSH „Josip Broz Tito” ku në vijim është rikonstruksioni i fasadës dhe orendive të jashtme të objektit shkollor.

Në këtë shkollë po rinovohen edhe dyshemetë, dyert e klasave, pjesë të atriumit, ndërsa po kryhet edhe adaptimi i tualeteve për persona me pengesa fizike.

 

 

- Qyteti i Shkupit punon në zgjidhjen e problemit me ndotjen edhe në periudhën e verës kur askush nuk i ndjen pasojat nga ajri i ndotur. Kursimi i energjisë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e ndotjes. Godinat e 23 shkollave të mesme të qytetit hyjnë në radhën e objekteve më të mëdha në qytet, kurse ndërtimi i fasadave me efikasitet energjetik në të gjitha shkollat nënkupton kursime shumë të mëdha të energjisë dhe shpenzime shumë më të vogla. Në këtë drejtim, në suazat e Programit për efikasitetin energjetik të institucioneve të qytetit 2018-2020 dhe Planit aksionar që i përgatitëm në fillim të këtij viti, në vijim është rikonstruksioni i fasadave të shkollave të mesme në qytet – tha Shilegov.  

 

 

Përveç rikonstruksionit të fasadave Qyteti i Shkupit këtë verë po punon edhe në rikonstruksionin e brendësisë së objekteve të shkollave të mesme, atje ku është e nevojshme.

 

 

- Vlera e mjeteve të përgjithshme për këtë qëllim është pothuajse 60 milionë denarë për 19 shkolla, të cilat do të kenë fasada me efikasitet energjetik, çati, orendi të jashtme, dysheme, instalime elektrike të riparuara dhe ngrohje. Një pjesë e  shkollave fillojnë edhe me adaptimin e tualeteve për persona me nevoja të posaçme. Këto mjete i siguruam me ridedikimin e mjeteve të parashikuara për projektin „Shkupi 2014”. Qyteti kujdeset për të gjithë qytetarët njëlloj, secili të ketë kushte për funksionim dhe jetesë normale. Qëllimi ynë është të gjitha shkollat e mesme që janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit të kenë fasada me efikasitet energjetik dhe kushte ambientale të cilat do të mundësojnë funksionimin më me dinjitet edhe të nxënësve tanë edhe të të punësuarve në shkolla. Shkupin e bëjmë qytet me efikasitet energjetik, sepse Shkupi është qytet për të gjithë. Fëmijët tanë meritojnë të mësojnë në kushte më të mira. Këto kushte, ua mundësojmë nxënësve tanë me fillimin e vitit të ri shkollor – theksoi Shilegov.

 

 

Në vijim janë rikonstruksionet e shkollave të mesme „Dimitar Vlahov”, „Josip Broz Tito”, „Orce Nikolov”, „Koço Racin”, „Nikola Karev”, „Boro Petrushevski”, „Zdravko Cvetkovski”, „Pançe Arsovski”, „Saraj”, „Pançe Karagjozov” dhe „Mihajlo Pupin”. Përfundoi edhe procedura e tenderit për rikonstruksionin e fasadave të shkollave të mesme „Marija Kyri Sklodovska” dhe „Cvetan Dimov” ku këto ditë do të fillojnë aktivitet ndërtimore, dhe këto shkolla do të kenë fasada krejtësisht të reja.