PËR GJASHTË MUAJ JANË LËSHUAR 20.000 BILETA PERSONALE MË SHUMË 1.10.2018

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 autobusët e ndërmarrjes së qarkullimit publik – Shkup kanë transportuar 22,6 milion udhëtarë. Pjesa më e madhe e tyre kanë udhëtuar në mars, kurse më së paku në janar. Në rrugët e qytetit çdo ditë kanë qarkulluar 277 autobusë të NQP-së dhe 206 transportues privatë.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këtë vit u shënua rritje e numrit të automjeteve në trafikun e përditshëm për mesatarisht 0.5% në ditë. Numri i shitjes së biletave të personalizuara u rrit për 2.6% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht janë shitur pothuajse 20,000 bileta më shumë.

Është rritur ndjeshëm shitja e biletave për të rriturit, si dhe biletave vjetore për linjat urbane. Pikërisht kategoritë e përmendura e përbëjnë edhe numrin më të madh të biletave personale të shitura. Është rritur edhe numri i biletave të pa-personalizuara për 25.9% ose pothuajse 825.000 bileta. Statistika e ndërmarrjes publike tregon se rritje të rëndësishme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është regjistruar gjatë pagesës së biletës me telefon celular. Vitin e kaluar, në periudhën janar / qershor, janë paguar 100.528 bileta me telefon celular, kurse këtë vit në periudhën e njëjtë janë paguar pothuajse 782.075 bileta.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, janë marrë masa konkrete për huazimin afatgjatë të NQP-së ndaj institucioneve kreditore ndërkombëtare në vlerë prej 10 milionë euro për blerjen e autobusëve të rinj ekologjik. Varësisht nga çmimi i ofruar nga ofertuesit, pritet të blihen 30-40 autobusë me gaz.

Në përputhje me dinamikën e planifikuar të procedurës, pritet që autobusët e rinj të blihen pranverën e ardhshme. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të përmendet se në gjysmën e parë të vitit, pjesë e transportit publik ishin tre autobusë me gaz dhe një me energji elektrike.

Prodhuesit / distributorët e tyre i dhanë të njëjtit në përdorim falas dhe periudha në fjalë u shfrytëzua për të fituar përvojë konkrete dhe rezultate nga përdorimi i tyre në transportin publik, gjegjësisht të vërtetohet cili lloj i autobusëve do të ishte zgjidhje më e volitshme për shërbimin autobusëve publik në qytet. Është e rëndësishme të theksohet se gjatë periudhës së përmendur me teleferik janë transportuar 132.035 udhëtarë. Numri më i madh i biletave u shitën për të rriturit (83,884) kurse numri i biletave në grupe është (7,804 të rritur dhe 3,416 fëmijë). Nga fundi i muajit maj, skadoi kontrata ndërmjet NQP-së Shkup dhe firmës – master diler për shitjen e shërbimeve të tyre. NQP Shkup e mori tërësisht nën kompetencën e saj distribuimin e kartelave "Skopska".

Për shitjen dhe mbushjen e kartelave "Skopska" janë trajnuar 32 sportele të NQP-së, si dhe nëntëdhjetë lokacione për shitje sekondare ( markete, kioska) dhe numri i tyre për çdo ditë po shënon rritje.