SUBVENCIONE PËR QYTETARËT PËR BLERJEN E TROTINETEVE ELEKTRIKE 30.10.2018

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të 19- të do të diskutojë për disa vendime dhe programe për punën e Qytetit të Shkupit.

Në seancën e sotme, Këshilli do të vendosë për Vendimin për përcaktimin e vlerës maksimale për subvencionim për qytetarët për të blerë Trotinete elektrike për vitin 2018. Me këtë Vendim është planifikuar të ridestinohen një pjesë e mjeteve të papërdorura nga subvencionet për biçikleta për personat me aftësi të kufizuara, ku interesimi ishte më i vogël dhe një pjesë e mjeteve për këtë qëllim kanë mbetur të pashfrytëzuara. Me Vendimin e propozuar, Këshilli i Qytetit të Shkupit përcakton vlerën maksimale të ndarjes së subvencioneve individuale të qytetarëve për blerjen e Trotineteve elektrike për vitin 2018 në vlerë prej 50% të vlerës së tij, por jo më shumë se 10.000,00 denarë për person, me përfshirje të tatimit mbi të ardhurat personale. Përveç kësaj, këshilltarët në seancën e sotme do të vendosin edhe për Vendimin për miratimin e prokurimit të automjeteve, me çka është paraparë të blihen gjashtë automjete ekologjike hibride dhe një automjet  transporti për më shumë udhëtarë për administratën e qytetit.

Në seancën e sotme, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë edhe për dhënien e pëlqimit për  ndryshimin e Statutit të institucionit publik Salla Univerzale-Shkup, me të cilin ky institucion kthen emrin e vjetër në Sallën Universale.

Në seancën e sotme, Këshilli do të vendosë edhe për Vendimin për themelimin e bashkëpunimit ndërkomunal midis Qytetit të Shkupit dhe Komunës Butel, për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik, në pjesën nga bul. "Hristijan Todorovski - Karposh" deri te lumi Serava - Komuna Butel. Me këtë Vendim parashikohet pjesëmarrje e Qytetit të Shkupit në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik në Butel, i cili do të krijojë kushte për zgjidhjen e njërit prej problemeve të rëndësishme komunale të banorëve në këtë pjesë të Shkupit. Me këtë Vendim parashikohet që Qyteti i Shkupit të marrë pjesë me 32,390,611 denarë dhe mjetet të ndahen nga buxhetet e Qytetit të Shkupit për 2018, 2019 dhe 2020.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme do të vendosë edhe për dy pika që lidhen me punën e ndërmarrjes publike "Higjiena komunale". Me Vendimin e parë miratohet  blerja e 2 automjete speciale komunale për grumbullimin anësor dhe transportimin e mbeturinave komunale nga kontejnerët statike me kapacitet prej 2,200 dhe 3,200 litra, për çka janë paraparë 24 milionë denarë, si dhe furnizimin e kontejnerëve statike për deponimin e mbeturinave komunale me kapacitet prej 3200 litra, për të cilat janë paraparë 40 milionë denarë. Me Vendimin e dytë ridestinohen mjetet e Buxhetit të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht 3 milion denarë do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve për stacionarin "Vardarishte."

Ndryshime dhe plotësime në  disa programe të punës së Qytetit të Shkupit do të jenë pjesë e seancës së sotme, ku temë e diskutimit do të jetë Programi për përpilimin e  planeve urbanistike për vitin 2018, Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018, Programi për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në fushën e arsimit të mesëm në vitin 2018, si dhe Programi i aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018.