QYTETI I SHKUPIT VENDOSI MATËS DIGJITAL TË SHPEJTËSISË PËR SIGURI MË TË LARTË NË TRAFIKUN E QYTETIT 16.10.2018

 

Për ta rritur sigurinë në trafik dhe për të zvogëluar numrin e aksidenteve të trafikut, Qyteti i Shkupit ka vendosur matës digjital të shpejtësisë para shkollave të mesme “Josip Broz Tito” , “Pançe Karagjozov”, “Zdravko Cvetkovski”, Marija Kiri Sklodovska” dhe “Boro Petrusevski”.

Në promovimin e sotëm të matësve digjital të dhuruar nga kompania “Sava Sigurimi" mori pjesë kryetari Shilegov.

 

 

- Ngjarja e pakëndshme që ndodhi dy ditë më parë në bulevardin Serbia rikujton se nuk ka siguri të garantuar pavarësisht kontrollit të përforcuar të policisë dhe sinjalizimit të vendosur të trafikut. Mos respektimi i sinjlaizimit të trafikut dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes rrit rrezikun e aksidenteve të trafikut që shpesh përfundojnë me pasoja fatale. Rritja e ndërgjegjësimit të shoferëve për sigurinë në trafik ndikon në reduktimin e numrit të aksidenteve në trafikun rrugor. Në këtë drejtim, Qyteti i Shkupit i vendosi këta matës digjital para pesë shkollave të mesme. Shkupi duhet të jetë qytet i sigurt për rritje dhe i denjë për pensionim. Siguria e të gjithë bashkëqytetarëve tanë është obligimi ynë i përbashkët - tha sot kryetari Shilegov.

 

 

Ai u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik t'i respektojnë rregullat e trafikut dhe me sjelljen e tyre të përgjegjshme të kontribuojnë në zvogëlimin e numrit të viktimave dhe të lënduarve në aksidentet e trafikut.

 

 

- U bëj thirrje të gjitha kompanive me përgjegjësi shoqërore që duan të dhurojnë mjete për rritjen e sigurisë së trafikut, ta bëjnë këtë sa më shpejtë me qëllim për të kontribuar bashkërisht që në rrugët e Shkupit të ketë sa më pak aksidente trafiku. Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të kujdeset për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe në përgjithësi sigurinë e qytetarëve të Shkupit në kuadër të ingjerencave që ka - theksoi Shilegov