THIRRJE PUBLIKE PËR FINANCIM TË PROGRAMEVE DHE PROJEKTEVE PËR TË RINJTË 16.10.2018

Qyteti i Shkupit publikoi Thirrje publike për financim të programeve dhe projekteve për të rinjtë me interes të Qytetit të Shkupit për vitin 2018 me qëllim realizimin e interesave publik të të rinjve.

 

Programet dhe projektet, manifestimet dhe aktivitet duhet të sigurojnë zhvillim, stimulim dhe prezantim të vlerave shoqërore për të rinjtë dhe arritje për përmirësim të jetës së të rinjve në nivel të Qytetit të Shkupit.

 

Mjetet për financim të programeve dhe projekteve do të sigurohen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2018.

 

Në pajtim me rregullativën ligjore dhe kriteret për përcaktimin e programit për sport dhe të rinj dhe për sigurim të mjeteve për realizimin e tyre, Qyteti i Shkupit me Programin për aktivitetet nga sfera e të rinjve në Qytetin e Shkupit për vitin 2018, nga Programi do të mbështesë:

 

-     Nxitje të të rinjve në mënyrë aktive të marrin pjesë në ngjarjet shoqërore përmes afirmimit dhe mbështetjes së aktiviteteve rinore, punës rinore dhe arsimit joformal në territorin e Qytetit të Shkupit.

-     Nxitje të lidhjeve, shoqatave dhe formave të tjera të shoqërimit që të marrin pjesë në krijimin dhe realizimin e politikës rinore, posaçërisht në përforcimin e kapaciteteve të shoqatave për të rinj në territorin e Qytetit të Shkupit.

-     Sigurim të kushteve për pjesëmarrje të të rinjve në përpilimin dhe realizimin e planit lokal aksionar për të rinj në rajonin e Qytetit të Shkupit.

-     Sigurim të kushteve për shfrytëzim aktiv dhe kualitativ të kohës së lirë të të rinjve.

-     Nxitje të të rinjve për pjesëmarrje në aktivitetet sportive-rekreative,

-     Nxitje të trajtimit të shprehive të shëndosha jetësore.

-     Nxitje të aktiviteteve vullnetare tel të rinjtë, si dhe organizimi i tyre për seminare dhe edukime.

-     Nxitje të aktiviteteve nga sfera e kulturës dhe artit.

-     Nxitje për veprimtari botuese të të rinjve në rajonin e Qytetit të Shkupit.

-     Mbështetje të aktiviteteve dhe projekteve për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe rregullimit hapësinor

Aplikimet të marrjes së mjeteve nga thirrja publike për të rinjtë i shqyrton komisioni i formuar nga Kryetari i Qytetit të Shkupit.

 

Mjetet ndahen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit nga Programi për aktivitete në sferën e sportit dhe të rinjve në Qytetin e Shkupit në shumë prej 1.000.000.00 denarë.

 

Projekti me të cilin konkurrohet dhe i cili do të zgjidhet, duhet të jetë afatshkurtër, gjegjësisht i rërë projekti ose faza e tij përfundimtare të përfundojë më së voni deri më 15.12.2018.

 

 

Thirrja publike zgjatë gjithsej 15 ditë, nga dita e publikimit në mjetet për informim publik, dhe në ueb portalin zyrtar të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk

 

 

Thirrja publike është publikuar sot më datë 02.10.2018 dhe zgjatë deri më 16.10.2018.