EDICIONI I 14-TË I "NATËS SË BARDHE" U PASURUA ME FESTIVALIN E DRITËS 15.10.2018

 

Kryetari Shilegov, drejtori i Qendrës Kulturore Rinore, Ruse Arsov dhe drejtori i Sallës Universale, FilipAvramçev, e shpalosënsot programin e edicionit të 14-të të manifestimit kulturor "Nata e Bardhë" e cila do të mbahet nesër më 6 tetor 2018.

- Këtë vit do të kemi një edicion të pazakontë të Natës së Bardhë. Ekzistenca 14-vjeçare e këtij manifestimi tashmë të njohur të Qytetit do të pasurohet për herë të parë me  festivalin e dritës, gjegjësisht - light art district. Ky festival është bërë sipas festivaleve më të famshme botërore të dritës dhe është mbështetur në kuadrin e projektit ROK, projekt në programin e BE Horizont 2020. Këtu duhet të përmend mbështetjen e madhe të qytetit të Lionit, ku është festivali më i vjetër i artit të dritës - tha Shilegov.

 

 

Ai shtoi se organizatori i këtij edicioni të "Nata e Bardhë" është përpjek që të përfshijë sa më shumë artistë të huaj dhe të vendit, por edhe të animojnë hapësira të reja alternative kulturore që do të përdoren në të ardhmen për mbajtjen e ngjarjeve të tilla ose të ngjashme.

 

 

- Në qershor dhe shtator kemi pasur katër projeksione jo të zakonshme të kinemasë në ambient të hapur në parkun e qytetit dhe këtë herë e kemi mundësinë të kënaqemi në kinemanë në çatinë e Qendrës tregtare të qytetit. Në QTQ tashmë aktivisht jeton Galeria në ambient të hapur dhe është dëshmuar si vend që e duan qytetarët e Shkupit. Nesër në mbrëmje aty do të ketë disko roller, dhe për përshëndetje është gjithashtu se janë përfshirë për herë të parë këtë vit edheshkollat e mesme në Shkup - theksoi Shilegov.

Nata e Bardhë është sinonim për pjesëmarrje të madhe të një audiencë aktive, sepse programi që ofron ajo dominon me cilësi dhe përmbajtje të jashtëzakonshme.

 

 

- Nesër në mbrëmja dëshirojë që të gjithë së bashku të kënaqemi na këtë edicion të pazakontë të "Nata e Bardhë" dhe "Skopje light art district" - tha Shilegov në konferencën e sotme për media.

RousseArsov, drejtor i QKR, tha se theksi kryesor këtë vit është vendosur tek artistët vendas për të treguar atë që ne si kryeqytet mund ta ofrojmë dhe premtojmë argëtim të mirë.

FilipAvramçev, drejtor i Sallës universale, i cili është organizatori kryesor i Festivalit të dritës, paralajmëroi performancëne 16 artistëve në festivalin tre ditor, i cili do të jetë i mbushur me lloje të ndryshme instalimesh të ndriçuara.

 


Nikoqir i manifestimit "Nata e Bardhë" është Qyteti i Shkupit ndërsa organizator teknik-programor është Qendra Kulturore Rinore - Shkup.

Programin e plotë mund të shikoni në lidhjen e mëposhtme: http://belanok.mk/

Nesër, gjatë kohës së mbajtjes të “Nata e Bardhë” është organizuar transport falas në autobusët e qytetit të NTP që qarkullojnë drejt pjesës qendrore të qytetit nga ora 19:00 deri në orët e hershme të mëngjesit.