SHILEGOV: NUK KEMI TË DREJTË TË QËNDROJMË NË RRUGËN E GAZIFIKIMIT TË QYTETEVE NË MAQEDONI 10.10.2018

Kryetari Petre Shilegov, bashkë me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, zëvendësministrin e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli dhe drejtorin e REM, Bajram Rexhepi, sot mbajtën pres-konferencë për të paralajmëruar ndërtimin e linjës së gazsjellësit në Vodno.

- Përdorimi i përgjegjshëm i resurseve energjetike dhe mbrojtja e mjedisit jetësor është obligimi ynë i përbashkët. Shkupi dhe rrethina e saj nuk janë ishull i izoluar nga pjesa tjetër e Maqedonisë. Prandaj, ne nuk kemi të drejtë të qëndrojmë në rrugën e gazifikimit të qyteteve tjera në Maqedoni, sidomos të Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës. Prandaj, ndërtimi i magjistrales gazsjellëse nëpër Vodno është për të mirën e të gjithëve - tha sot Shilegov.

 

 

 

Shkupi nuk mund dhe nuk duhet të jetë viktimë e këtij procesi. Prandaj, në fazën e diskutimeve dhe negociatave me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Shilegov siguroi që kryeqyteti të fitojë :

- 43 milion denarë për ripyllëzim në Vodno me fonde të siguruara nga REM, si një kompensim të drejtpërdrejtë ligjor për gjelbërimin e shkatërruar;

- Pyllëzim i shpateve të zbrazëta Malit të Zi të Shkupit me fonde të siguruara nga Qeveria e RM, të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në parandalimin e përmbytjeve si ato në Stajkovci dhe vendeve përreth;

- Mbështetje nga qeveria për projektet e korridoreve të gjelbra përgjatë lumenjve Lepenec dhe Serava;

- 1 milion denarë për gjelbërim urban të siguruar me ridestinim të mjeteve nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.

- Sjellje të ligjeve për mbrojtjen e park-pyllit "Vodno" dhe të Matkës në bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit Hapësinor

- Lidhje të pesë ndërtesave të mëdha të institucioneve publike me rrjetin e gazifikimit / ngrohjes të qytetit dhe eliminimin e tyre nga lista e ndotësve. - Kjo na dallon mua dhe administratën time nga paraardhësit tanë. Është hera e parë që edhe punohet në Vodno por njëkohësisht edhe sigurohet revitalizimi i gjelbërimit.

Vodno deri më tani asnjëherë nuk ka qenë i mbrojtur dhe i revitalizuar. E gjithë kjo neve na bën shumë më ndryshe nga paraardhësit tanë - tha në fjalimin e tij kryetari Shilegov. Shilegov e shfrytëzoi mundësinë për tu falënderuar publikisht të gjithë qytetarëve të brengosur, si dhe aktivistëve për mbrojtjen e Vodnos për bashkëpunimin. Me ndihmën e tyre Qyteti i Shkupit arriti të ndryshojë trasenë e gazsjellësit në një pjese prej 4 kilometra për të shmangur kalimin nëpër pyll dhe për të zvogëluar gjerësinë e trasesë nga 25 në 10 metra, dhe kështu në mënyrë shtesë të mbrohet Vodno nga traseja që ishte skicuar dhe ishte dhënë leja për ndërtim. Traseja është projektuar në vitin 2015, kurse leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2016.

- Kjo është vetëm një dëshmi se kur ka një qeveri me përgjegjësi e cila e dëgjon zërin e qytetarëve së bashku mund t’i realizojmë kërkesat dhe të sigurojmë progresin e qytetit dhe shtetit. Për fat të keq, nuk mundëm të arrijmë kompromis për të gjitha kërkesat, por për këtë arritëm të gjejmë zgjidhjen optimale – tha kryetari Shilegov.

 

 

Mbrojtja e mjedisit jetësor edhe më tutje mbetet një nga prioritetet kryesore të Qytetit të Shkupit. Nga kjo vjeshte qytetarët e Shkupit do të fillojnë t’i ndjejnë përfitimet e gazifikimit dhe e njëjta në të ardhmen do të mundësohet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Përgjatë trasesë së gazsjellësit toka do të rikthehet në gjendjen e saj fillestare dhe në të do të mund të rritet gjelbërim i ulët ashtu si në korridoret ekzistuese për largpërçuesin dhe teleferikun. Gypat e gazsjellësit do të jetë nën tokë, pa objekte përcjellëse mbitokësore, kurse punimet ndërtimore nuk do të shihen nga pjesa e madhe lagjeve në Shkup.