REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË BULEVARDIN ILINDEN ME RASTIN E “SHKUPI VRAPON 10K-2018” 10.10.2018

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se të dielën (07.10.2108), me rastin e "Shkupi vrapon  10K - 2018", në periudhën prej 07.30 deri në 11.00 do të mbyllet për trafik një pjesë e  bulevardit "Ilinden", nga kryqëzimi me rrrugën "Aminta III" (Shatërvani i Lotusit) dhe rruga “Ljubljanska”" (Shkup Citi Molll), ndërsa trafiku motorik do të rikahëzohet në rrugët përreth.

Automjetet e transportit publik të qytetit që shërbejnë linjën 8 do të rikahëzohen përgjatë bulevardit "Shën Klimenti i Ohrid” "dhe pastaj përgjatë bulevardit "Aradhat partizane", ndërsa automjetet që shërbejnë linjën me nr. 15A, do të rikahëzohen përgjatë  bulevardit " Aradhat partizane ".

Autobusët në linjat 15, 15A dhe 19, që shërbejnë terminalin e rrugës "Ljubljanska", do të rikahëzohen në terminalin e rrugës "Manapo". Autobusët nga linjat e autobusëve 15, 15A, 19, 7 dhe 59 që do të përdorin terminalin në rrugën "Manapo" do të vazhdojnë përgjatë rrugës "Kryengritja e Karposhit, rruga "Bledski dogovor "dhe pastaj vazhdojnë përgjatë bulevardit "Aradhat partizane".

U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të jenë të kujdesshëm, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur të trafikut.