FILLOI PROCESI I SJELLJES SË RENDIT NË VENDOSJEN E PAJISJES URBANE NË SHKUP 23.11.2018

Këshilli i Qytetit të Shkupit e mbajti sot seancën e 21-të, në të cilin u diskutuan më shumë informacione dhe raporte, si dhe u miratuan disa vendime.

Një nga pikat kryesore që Këshilli i Qytetit të Shkupit ka miratuar sot është Vendimi për përcaktimin e nevojës për vendosjen e pajisjeve urbane dhe për kushtet, mënyrën dhe procedurën për dhënien e lejes për vendosjen e pajisjeve urbane dhe miratimin për kryerjen e veprimtarisë jashtë ambienteve afariste në territorin e Qytetit të Shkupit.

Bëhet fjalë për vendim që është me rëndësi të madhe pasi që planifikimi dhe rregullimi i hapësirës është kompetencë bazë me interes publik dhe me të njëjtën i vjen fundi uzurpimit të hapësirës publike.

Me këtë vendim bëhet koordinimi dhe harmonizimi i disa vendimeve në fushën e kritereve dhe vendosjen e objekteve të përkohshme dhe pajisjeve urbane, ku risi është të veçuarit e procedurave për marrjen e miratimit për vendosjen e pajisjeve urbane dhe procedurat për marrjen e miratimit për vendosjen e pajisjeve urbane për kryerjen e veprimtarisë jashtë objektit afarist. Me këto risi, procedura për lëshimin e miratimeve është përpunuar në detaje, duke i treguar hapat, dokumentet shoqëruese, pagesat dhe elaboratet.

Risi tjetër është edhe kompensimi i parashikuar që Qyteti i Shkupit do ta paguajë për lustrim të hapësirës për të cilën është lëshuar leja për vendosjen e pajisjeve urbane dhe leja për kryerjen e veprimtarisë jashtë ambienteve afariste, që do të aplikohet nga sezoni i ardhshëm dimëror, ose më saktësisht në periudhën nga 1 nëntori deri më 31 mars në vlerë prej 15 denarë për metër katror pa llogaritur TVSH.

 Qëllimi kryesor i këtij vendimi është futja e standardeve të reja në sferën e vendosjes së pajisjeve urbane në sipërfaqet publike në Shkup, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës së të gjithë bashkëqytetarëve tanë.