U NDANË CERTIFIKATA 10 OXHAK PASTRUESVE TË TRAJNUAR NË SHKUP 21.11.2018

 

Në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit "Zdravko Cvetkovski" sot u dhanë certifikatat  10 kandidatëve që përfunduan trajnimin për pastrimin e oxhaqeve në grupin e parë të trajnimit të organizuar nga Qyteti i Shkupit.

 

 

Ndarja e certifikatave për oxhak pastruesit e rinj ishte pjesë e shënimit të patronazhit të SHMQSH "Zdravko Cvetkovski", nën moton "Misioni i ajrit – merr frymë thellë".

 

 

Në Shkup, 45% e numrit të përgjithshëm të amvisërive ngrohen me dru, që është një e treta e ndotjes totale të ajrit në qytet. Sipas disa të dhënave në Shkup janë mbi 60.000 oxhakë që pastrohen shumë rrallë dhe dihet se një oxhak i papastër ndot të paktën dy herë më shumë se oxhaku i pastruar. Organizimi i trajnimeve për pastruesit e oxhaqeve është vetëm një pjesë e hapave të ndërmarrë nga Qyteti i Shkupit për zgjidhjen e  problemit të ndotjes së ajrit gjatë muajve të dimrit. Trajnimin për oxhak pastruesit Qyteti i Shkupit e ka organizuar në dy grupe. Në vijim është trajnimi i grupit të dytë të kandidatëve për pastrimin  e oxhaqeve në SHMQSH "Zdravko Cvetkovski" .

 

 

Si pjesë e masave për të luftuar ndotjen, po vijon edhe paraqitja për subvencione për pastrimin e oxhaqeve dhe do të zgjasë deri më 22 nëntor 2018. Me këtë thirrje, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhakëve në vlerë prej 1.000 denarë dhe në thirrjen publike mund të paraqiten persona fizikë dhe juridikë, vendbanimi apo selia e të cilëve është në territorin e qytetit të Shkupit. Deri tani në këtë thirrje janë paraqitur 137 qytetarë.

 

 

Nxënësit e SHMQSH "Zdravko Cvetkovski" në shënimin e patronazhit të shkollës dhanë  shembull për sjellje të përgjegjshme ndaj mjedisit jetësor, respektivisht përgatitën makete  për objekte të famshme që përfshijnë arkitekturën dhe natyrën, panoa ekologjike, mure të e gjalla me bimë, revy të modës me materiale të ricikluara, vizatime dhe vepra letrare. Nxënësit në periudhën e kaluar kanë bërë edhe në një film të shkurtër, fotografi dhe artikull me të cilin ata marrin pjesë në një projekt me temën mbi ndotjen.