QYTETI I SHKUPIT: SHKAQET E NDOTJES KUPTOHEN SERIOZISHT 21.11.2018

Qyteti i Shkupit reagon ndaj informatave që dy ditëve të fundit që janë publikuar në opinion rreth ndotjes së ajrit në Shkup dhe rangun në hulumtimin e aplikacionit global "Air Visual", dhe përpjekjet e qytetit për të luftuar ndotjen. Ne periudhën e fundit vlerat mesatare të ndotjes së ajrit nuk i tejkalojnë vlerat kufitare, respektivisht kjo ndodh vetëm në intervale të shkurtra dhe në vende të caktuara, ndërsa aplikacioni i regjistron vetëm vlerat më të larta të arritura në një moment të caktuar.

Duam ta informojmë publikun se Qyteti i Shkupit, në kuadër të kompetencave të tij, po punon për një zgjidhje sistematike të problemit të ndotjes së ajrit përmes zbatimit të aktiviteteve të definuara me Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit që përfshin 53 masa afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Nga aspekti i trafikut, Qyteti i Shkupit është në procesin e prokurimit të 40 autobusëve të rinj ekologjikë, investimeve në elektromobilitet, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për përdorimin e biçikletës si mjet transporti. Për herë të parë vitin e kaluar në raste në të ndotjes ekstreme, Qyteti i Shkupit ka ofruar transport publik falas për të gjithë, për ta destimuluar ngasjen e makinave.

Në aspektin e ngrohjes, Qyteti i Shkupit e ka themeluar ndërmarrjen e re publike "Sistemet energjetike të qytetit SHA Shkup", e cila do të kryejë aktivitete energjetike dhe e realizon procedurën për marrjen e rrjetit të ngrohjes së qytetit, me çka do të bëhet  faktor i drejtpërdrejtë në vendimet në këtë fushë, e që është shkaku kryesor i ndotjes së ajrit dhe të përfshihet në procesin e gazifikimit të Shkupit. Përveç kësaj, Qyteti ka subvencionuar edhe qytetarët të cilët ngrohen në stufa druri dhe lëndë djegëse të tjera, që të blejnë stufa me peleta të cilat ndotin shumë më pak.

Në aspekt të kontrollit, shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit janë në terren tërë kohën, duke i kontrolluar personat që krijojnë dhe djegin deponi të egra, ku aktivitetet në terren rezultuan me dy herë më shumë dënime ne raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për herë të parë po përdoren drone për të monitoruar burimet e ndotjes, dhe vitin e kaluar është themeluar qendra 193 për të eliminuar zjarret në ambiente të hapur tek personat e pastrehë. Edhe pse pastrimi i deponive ilegale nuk është punë e Qytetit, por e komunave, megjithatë, nga Qyteti i Shkupit në vitin 2018 janë pastruar mbi 3000 m3 deponi, shumë më tepër se në vitin 2017 (375 m3).

U bëjmë thirrje institucioneve të tjera shtetërore dhe komunave në Shkup dhe në rajonin planor të Shkupit që të ndjekin shembullin e Qytetit të Shkupit dhe të kryejnë obligimet që janë në kuadër të ingjerencave të tyre ligjore. Vetëm m epërpjekje të përbashkëta mund të luftojmë kundër ndotjes së ajrit.

U bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të angazhohen në luftën kundër ndotjes së ajrit duke përdorur më pak automjete dhe duke përdorur autobusët e transportit publik, si dhe më shumë persona të udhëtojnë me një automjet, për ngrohjen e shtëpive të mos përdorin materiale të mbeturinave, djegura vaj makinerie, mbeturina të drurit të ngjyrosu, stiropor, PET ambalazhe, goma dhe çfarë do qoftë material sintetik.