KOMISIONI I PËRZGJODHI FITUESIT E ÇMIMIT "13 NËNTORI" TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN 2018 19.11.2018

 

Këshilli për ndarjen e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit, sot  pas votimit të fshehtë, edhe zyrtarisht i shpalli fituesit e Çmimit "13 Nëntorit" të Qytetit të Shkupit për vitin 2018.

Votimin e fshehtë e realizoi Komisioni i emëruar nga Këshilli, i përbërë si nga: kryetar Vangelina Mojanoska dhe anëtarët: Gazanfer Bajram, Loreta Georgievska-Jakovleva, Sevdail Demiri, Halil Zendeli, Branko Cvetkovski, Violeta Tomovska, Petre Arsovski, Ljubisha Stankoviç, Danica Stojanova dhe Rolando Kutirov.

 

 

Fituesit e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit për vitin 2018 janë:

 

Nga fusha e shkences

 

MARGARITA CACA NIKOLOVSKA, gjykatëse, për kontributin në avancimin, promovimin  dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, zhvillimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.


Nga fusha e arsimit dhe edukimit

 

AXHI FIDA, profesor në pension, për veprimtari shumëvjeçare në fushën e arsimit dhe edukimit

 

Nga fusha e sportit

 

ANDREJ STOJANOVSKI, notues, për arritjen e rezultateve të larta në sportin në not në kategorinë për persona me nevoja të veçanta.

 

Nga fusha e kulturës:

 

1. MARKO KOLOVSKI, muzikolog, për arritje të rëndësishme në fushën e krijimtarisë muzikore.

2. RESUL SHABANI, shkrimtar dhe përkthyes letrar, për përkthimin e Antologjive "Akademikë poetë" dhe "Poetët dhe akademikët rrëfimtarë". 

 

 

Nga fusha e artit:

 

RAMADAN SHUKRI, muzikant akademik, për kontributin në fushën e artit, kulturës, arsimit dhe edukimit.

 

Nga fusha e publicistikës:

SEFER TAHIRI,  gazetar, për kontributin 20-vjeçar në zhvillimin e gazetarisë dhe publicistikës.

 

Nga fusha e arkitekturës

 

DANICA PAVLOVSKA-CIGI, arkitekt, për angazhimin shumëvjeçar për ruajtjen e autenticitetit dhe vlerave të Qytetit të Shkupit në fushën e planifikimit dhe menaxhimit hapësinor.

 

Persona juridik:

 

1.IPSH ENTI GERONOLOGJIK „13 NËNTORI“ SHKUP, për punë të sukseshme shumëvjeçare.

2.BRIGATA ZJARRFIKËSE E QYTETIT TË SHKUPIT, për punë të suksesshme dhe kontribut të madh në mbrojtjen dhe shpëtimin e qytetarëve nga zjarret, fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet e tjera.

 

Për nxënës dhe studentë:



1.ARDA MUSTAFOGLU, nxënëse në shkollën e muzikës "Ilija Nikolovski-Luj", për arritje të vazhdueshme të suksesshme në aktivitetet mësimore dhe jashtëshkollore dhe kontribut të veçantë për afirmimin e qytetit të Shkupit në botë.

2. MILA KOCEVSKA, SOFIA STOJMENOVA, NENA GIEVSKA, MARIJA GAVRILOVIÇ, PETAR TODOROVSKI DHE VEDRAN LAURENÇIÇ, nxënës të shkollës fillore "Koço Racin" - Shkup, për ndihmën humanitare që treguan për personin në autobusin e qytetit.

 

 

Çmimi “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe përmirësim i ambientit jetësor dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimit, që përbëjnë kontribut të veçantë dhe për zhvillimin e Qytetit dhe për përparimin e përgjithshëm e afirmimin në Republikën e Maqedonisë dhe në botë.

Çmimi për arritje të rëndësishme për qytetin e Shkupit mund t'u ndahet edhe personave fizik dhe juridik nga shtete të tjera. Gjithashtu, Çmimi u ndahet edhe Studentëve dhe nxënësve për punë krijuese ose arritje të suksesshme në kontinuitet në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore që përbëjnë një kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit.