PËRFORCIMI I AKTIVITETEVE TË INSPEKTORATIT TË QYTETIT ME DYFISHIM TË NUMRIT TË GJOBAVE PËR NDOTËSIT 19.11.2018

 

Në seancën e njëzetë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltarët parashtruan pyetje rreth punës së kryetarit, administratës së qytetit, ndërmarrjeve publike, dhe shkollave të mesme që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit.

Disa nga këto pyetje kishin të bëjnë me ndotjen e ajrit ambiental dhe aktiviteteve të inspektoratit të Qytetit për zvogëlimin e ndotjes.

 

 

 

Kryetari Shilegov i informoi këshilltarët për aktivitetet e inspektoratit të qytetit në drejtim të reduktimit të ndotjes përmes kontrolleve dhe kujdestarisë së intensifikuar dhe se në periudhën e kaluar janë shqiptuar dyfish më shumë gjoba në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

 

 

- Kemi intensifikuar seriozisht aktivitetet e shërbimeve të inspektimit dhe në muajin shtator janë shqiptuar 132 dënime mandatare gjatë kontrollit dhe mbikëqyrjes të kapaciteteve  që punojnë me licenca B dhe janë në kompetenca tona gjatë kontrolleve të objekteve ndërtimore, si dhe ndaj personave që nuk kanë trajtuar si duhet mbeturinat. Aktivitetet intensive vazhduan edhe këtë muaj, deri tani në muajin tetor janë shqiptuar  220 vërejtje dhe 137 dënime mandatare - u përgjigj kryetari Shilegov.

Inspektorët e Qytetit të Shkupit kryejnë edhe mbikëqyrje të rregullt inspektuese të subjekteve juridike - instalime që i nënshtrohen lejes B -së integruar ekologjike. Sipas raporteve, subjektet juridike paraqesin rregullisht rezultatet e matjeve që janë obliguar ne vet vetë këtë leje, zhurmën, grimcat PMO, testimin e ujit në recipient. Përveç kësaj, shërbimet e inspektimit kryejnë kontroll intensiv të vendeve ku zhvillohen punime ndërtimore në Shkup.

 

 

 

- Gjatë muajit tetor në territorin e Shkupit është kryer mbikëqyrje e përforcuar në vende ku zhvillohen punime ndërtimore në të gjitha komunat në Shkup. Gjatë kësaj periudhe ka pasur kontrolle nëmë shumë se 50 lokacione, ku kryhen aktivitete ndërtimore ku realizuesit të punimeve u është thënë të mos dalin nga sheshet ndërtimore në rrugë me kamionë me rrota të papastruara dhe që nuk janë të mbuluar me mushama. Gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojë kontrollet e përforcuara dhe në qoftë se konstatohet shkelje të ligjit do të pasojnë dënime adekuate për personat juridikë dhe fizikë - shtoi kryetari Shilegov.