SHKUPI KRYEQYTET EVROPIAN I KULTURËS 2028 16.11.2018

 

Qyteti i Shkupit para disa viteve e nisi iniciativën, ndërkaq sot edhe zyrtarisht e shpalli vendimin për nominimin e Shkupit si kandidat i mundshëm për titullin e Komisionit Evropian "Kryeqyteti evropian i kulturës".

- Ky aplikim është dëshmi e angazhimit tonë për qytetmodern evropian, ku vlerat e vërteta kulturore do të jenë në nivelin më të lartë. Të gjitha aktivitetet e qytetit në kulturë (si renovimi i sallës universale) do të orientohen drejt qëllimit të Shkupit që në vitin 2028 të jetë kryeqyteti evropian i kulturës - theksoi Shilegov.

Ai shtoi se të bëhesh kryeqytet evropian i kulturës nuk do të thotë vetëm realizimi i një programi të pasur ngjarjesh, por edhe pushtimi dhe ringjallja e hapësirave të reja kulturore, që është konfirmim i diversitetit kulturor të Evropës dhe i asaj se si kultura bashkon dhe nuk njehkufij.

Kultura gjithnjë e më shumë zë vend të rëndësishëm në zhvillimin e qyteteve, por gjithashtu është nxitëse e zhvillimit urban, social dhe ekonomik. Përvoja e kryeqyteteve kulturore evropiane deri më tani thotë se për çdo euro të investuar, Qytetit do t'i kthehet disa herë më shumë. Për këtë arsye ky titull do të thotë rritje e numrit të turistëve të huaj dhe rritjes së aktivitetit ekonomik në qytet.

- 2028 do të vijë së shpejti dhe do të kalojë, por ajo që ky qytet do të marrë si  trashëgimi, do të zgjasë me vite të tëra. Shkupi dhe qytetarët e tij (punëtorët kulturorë) do të bëjnë gjithçka që ky aplikim të bëhet realitet. Unë sinqerisht besoj se në vitin 2028 Shkupi do të jetë Kryeqyteti evropian i kulturës dhe do të renditet në radhët e Liverpolit, Dablinit, Amsterdamit, Madridit, Stambollit, Kopenhagës ", theksoi Shilegov.

Nuk ka pothuajse asnjë kryeqytet në Evropë që nuk ka qenë kandidat për këtë titull, sepse të jesh Kryeqyteti Evropian i Kulturës - një qytet i caktuar nga BE për një periudhë njëvjeçare kalendarike, është sfidë për çdo metropol.

Periudha e përgatitjes për marrjen e këtij statusi prestigjioz i hap mundësi qytetit kandidat për të stimuluar zhvillimin kulturor dhe për të lidhur institucionet kulturore që të gjitha së bashku të bëjnë përgatitjen e një programi origjinal për aplikimin për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës".

Në konferencën për media morën pjesë edhe Robert Alagjozovski, koordinator kombëtar për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunimi ndër resor  dhe FilipAvramçev, drejtor i Sallës Universale.

- Ky është programi i vërtetë dhe procesi i vërtetë përmes të cilit duhet të kalojë çdo qytet që dëshiron të rishqyrtojë, të rivendosë dhe të arrijë nivel të ri bashkëkohor të zhvillimit dhe cilësisë së kulturës së qytetit - tha në fjalimin e tij Robert Alagjozovski.