TËRËSISHT ËSHTË RIPARUAR RRUGA ANTON POPOV 15.11.2018

 

Këtë fundjavë përfundoi rikonstruksioni i plotë i rrugës Anton Popov në Kisella Vodë, që filloi muajin e kaluar.

 


Rruga Anton Popov është rindërtuar gjatë periudhës së kaluar, nga udhëkryqi me rrugën Pavel Shatev me rrugën Dimo ​​Haxhi Dimov, me gjatësi totale prej 584 metrash.

 


Në këtë pjesë është vendosur asfalt i ri, dhe është bërë nivelimi i 37 pusetave dhe ulluqeve ekzistuese. Për realizimin e këtij projekti kapital nga buxheti i Qytetit të Shkupit janë ndarë 5.5 milion denarë.

 


Rikonstruksioni i rrugës Anton Popov është pjesë e projekteve infrastrukturore të cilat i realizon Qyteti i Shkupit për të mundësuar trafik më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas në qytetin tonë.