Thirrje për subvencionimin e qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e trotineteve 15.11.2018

Në bazë të nenit 4 të Vendimit për përcaktimin e vlerës maksimale për ndarjen e subvencioneve individuale për qytetarët, për blerjen e trotineteve elektrike për vitin 2018 ("Lajmëtari zyrtar i Qytetit të Shkupit" nr. 13/18) dhe në përputhje me Rregulloren për përdorimin e mjeteve financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për subvencionimin e qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e trotineteve elektrike për vitin 2018, nr. 08-9501/1 data 24.10.2018, Qyteti i Shkupit shpall  

 

 

Thirrje për subvencionimin e qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e trotineteve elektrike për vitin 2018

 

 

1. Përshkrimi i Thirrjes publike

 

1.1. Qyteti i Shkupit qytetarëve të cilët do të blejnë  trotinet elektrik nga dita e shpalljes së Thirrjes Publike më 10 Dhjetor 2018, do t’u kompensojë një pjesë të shpenzimeve të bëra gjatë blerjes së të njëjtit.

 

1.2. Mjetet që Qyteti i Shkupit do të subvencionojë janë në vlerë prej 50% të vlerës së trotinetit elektrik, por jo më shumë se 10.000,00 denarë për person, me përfshirjen e tatimit mbi të ardhurat personale.

 

1.3. Thirrja publike do të realizohet sipas parimit „i ardhuri i parë, shërbehet i pari “.

 

2. E drejta për pjesëmarrje në Thirrjen publike

 

Të drejtën për të marrë pjesë në Thirrjen publike kanë banorët e Qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare), të cilët do të blejnë trotinet elektrik nga dita e shpalljes së Thirrjes publike deri në përfundimin e buxhetit të përcaktuar për këtë qëllim, por jo më vonë se 10.12.2018, dhe të cilët do ti plotësojnë kushtet e përcaktuara me këtë Thirrje Publike.

 

 

 

 

 

 

 

3. Kushte të cilat duhet ti përmbush kërkuesi

 

Kërkuesi duhet ti përmbush këto kushte vijuese:

 

  • Të jetë banor i Qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare).
  • Trotinetin elektrik ta blejë nga dita e shpalljes deri në ditën e përfundimit të Thirrjes publike (deri më 10.12.2018).

 

 

4. Mënyra e paraqitjes në Thirrjen publike

 

4.1. Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve si dhe për të dëshmuar se kushtet për pjesëmarrje në Thirrjen publike janë të përmbushura, kërkuesi deri te Qyteti i Shkupit duhet të dorëzojë:

 

-        Kërkesën për kompensim (Kërkesa mund të merret në Arkivin e Qytetit të Shkupit ose nga internet faqja e qytetit: www.skopje.gov.mk),

-        Dëshmi se është banorë i Qytetit të Shkupit, me dorëzimin e kopjes së letërnjoftimit të vlefshëm të kërkuesit,

-        Fotokopje të llogarisë së transaksionit të kërkuesit,

-        Dëshmi se është realizuar blerja e trotinetit elektrik, edhe atë origjinali i faturës fiskale ose i faturës me certifikatë nga banka afariste, përkatësisht dëshmia për pagesën e faturës në tërësi (origjinali në kontrollim me shikim), me datën nga dita e shpalljes deri në ditën e përfundimit të Thirrjes publike.

4.2. Një person mund të parashtroj vetëm një kërkesë për fitimin e kompensimit për një trotinet elektrik.

 

4.3. Kërkesën për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e trotinetit elektrik, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, qytetarët duhet ti dorëzojnë deri te Komisioni përkatës, përmes Arkivit të Qytetit të Shkupit, bul. Ilinden nr.82, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 15:00 .

 

4.4. Arkivi i Qytetit të Shkupit, kërkesat e pranuara do ti evidentoj me orën e saktë të parashtrimit (data, ora dhe minuta), me qëllim të përcaktimit të radhitjes sipas të cilit do të shqyrtohen kërkesat.

 

5. Mënyra e realizimit të Thirrjes publike

 

5.1. Për realizimin e Thirrjes publike, Kryetari i Qytetit të Shkupit formon Komisionin për realizimin e procedurës për subvencionim të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit, për blerjen e trotineteve elektrike.

 

5.2. Qyteti i Shkupit, në varësi prej dinamikës së fletëparaqitjeve të arritura, në mënyrë periodike do ta njoftojë opinionin për mjetet e mbetura, deri në shfrytëzimin e tërësishëm të tyre, po jo më vonë se 10.12.2018 .

 

5.3. Pagesa e mjeteve do të realizohet në mënyrë sukcesive, sipas radhitjes së kërkesave të arritura, deri në përmbushjen e buxhetit të paraparë për këtë qëllim.

 

5.4. Nëse do të shfrytëzohen mjetet e parapara financiare, Qyteti i Shkupit do ta njoftojë opinionin e gjerë se Thirrja publike është ndërprerë para skadimit të periudhës kohore për të cilën është shpallur.

 

5.5 Kryetari i Qytetit të Shkupit, në propozim të Komisionit do të sjell Aktvendim për lejimin e kërkesës për kërkuesit të cilët i kanë përmbushur kushtet në pajtim me Thirrjen publike.

 

 

QYTETI I SHKUPIT