NJOFTIM PËR PAGUESIT TATIMOR 30.11.2018

Qyteti i Shkupit i informon të gjithë qytetarët se në përputhje me dispozitat për pagesën e detyrueshme dhe obligimet që burojnë nga Ligji për tatimin në pronë fillon procedura për pagesën e detyrueshme të obligimeve të pashlyera në bazë të tatimit vjetor mbi pronën për vitin 2013 përfundimisht me vitin 2017 .

 

Prandaj, të gjithë tatimpaguesit të cilët në këtë bazë kanë borxh të papaguar, në mënyrë që të mos vjen deri te pagesa e detyrueshme është e nevojshme që menjëherë të shlyejnë detyrimet e tyre.

 

Ne qëllim për të shmangur bllokimin e panevojshëm të llogarive, nëse shihet se ka  borxh të paguar por i cili nuk është regjistruar, tatimpaguesi mund të paraqitet ose të vijë personalisht në hapësirat e Qytetit të Shkupit, baraka 16 çdo ditë pune nga ora 07:30 deri 16:30.

 

Rikujtojmë se gjatë këtij viti, në muajin mars, Qyteti i Shkupit ka dërguar vërejtje rime për tatimin e papaguar mbi pronën deri te të gjithë tatimpaguesit.

Për shkak të afatit të fundit të pagesës së tatimit mbi pronën pas dorëzimit të vërejtjes, Qyteti i Shkupit përgatit vendime për pagesën e detyrueshme që do t'u dorëzohen tatimpaguesve.

 

Nëse pas këtij vendimi i nuk shlyhet borxhi tatimor përgatitet vendimi për bllokimin e llogarive në bankat komerciale