MOS RAPORTO ZJARRE NË FB, RAPORTOI NË 193 14.11.2018

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, Ministrinë e punëve të brendshme, Njësinë zjarrfikëse, Kryqin e Kuq dhe Shoqatën qytetare "Mirësia" vazhdon fushatën për të raportuar zjarret në ambiente të hapura.

- Ndezja e zjarreve në ambiente të hapura është e ndaluar ligjërisht, por është dukuri e shpeshtë. Më shpesh, kjo është pasojë e mos ndërgjegjes së disa qytetarëve, por në disa raste kjo është mënyra e vetme e ngrohjes në ditët e ftohta të dimrit të bashkëqytetarëve tanë që nuk kanë vendbanim adekuat. Djegia e plastikës, gomave, kabllove, drurëve me cilësi të dobët dhe djegia e deponive të egra ndikon në ndotjen e ajrit. Statistikat tregojnë se ngrohja me dru merr pjesë me një të tretën në ndotjen e ajrit dhe përbërësit më toksikë lëshohen nga zjarret e hapura. Për këtë qëllim, ekipe të përziera do të punojnë çdo ditë, 24 orë, për të luftuar zjarret në ambient të hapur këtë vit. Qytetarët në mënyrë aktive mund të raportojnë të gjitha rastet e zjarreve në ambiente të hapura në koll -qendrën, në numrin e telefonit 193, tha në konferencën e sotme për media, Valon Salihu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, të gjitha zjarret në ambiente të hapura t'i raportojnë ekskluzivisht në numrin e telefonit 193, në vend të Facebook apo rrjeteve të tjera sociale.

- Në këtë mënyrë, ekipet do të mund të ndërhyjnë në kohën e duhur dhe kështu të parandalojnë rrezikun eventual për shëndetin dhe pronësinë e bashkëqytetarëve tanë. Ekipet kujdestare do t'i procesojnë të gjitha raportimet, zjarret do të shuhen dhe nëse ka nevojë për t'u kujdesur për njerëzit që hapin zjarre do të ndërhyjmë në koordinim me Qendrën për punë sociale të Qytetit të Shkupit. Përgjegjësia për zgjidhjen e problemit të zjarreve të hapura është e përbashkët për të gjithë ne dhe prandaj është i nevojshëm bashkëpunimi aktiv me qytetarët. Qyteti i Shkupit po punon me intensitet për të eliminuar shkaqet e ndotjes së ajrit ambiental në qytet - theksoi Salihu.

Dimri e kaluar, në suaza të kësaj fushate, u regjistruan gjithsej 438 thirrje në numrin e telefonit 193. Është intervenuar në 334 zjarre në ambiente të hapura dhe në 114 raste kanë dalë ne terren inspektorë komunalë.

 

 

Udhëheqësi i Sektorit – Inspektorati i Qytetit të Shkupit, Miroslav Bogdanovski, shpjegoi sot se inspektorët e qytetit po kryejnë kontrolle të përforcuara në terren në drejtim të ndotjes së mjedisit jetësor dhe deri më tani janë gjetur dhe dënuar një numër i madh shkelësve të ligjit në Vardarishte dhe Gjorçe Petrov.

- Në periudhën shtator-tetor të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një rritje prej rreth 120 për qind në lidhje me dënimet e shqiptuara dhe kemi shqiptuar edhe një numër të madh të vërejtjeve për qytetarët e pandërgjegjshëm. Po monitorohet me kontrolle të përforcuara situata në Lisiçe, ku qytetarët raportojnë burimet e ndotjes. Disa të mitur u kapën duke djegur kabllo dhe materiale të ndryshme mbetjesh. Gjithashtu i kontrollojmë vendet e ndërtimit në aspektin e pluhurit, a pastrohen rrotat e kamionëve, a janë të mbuluar ato me mushama dhe të ngjashme. Janë bërë kontrolle në më shumë se 50 objekte ndërtimi në territorin e Shkupit - tha Bogdanovski.