PARAQITJE E SUKSESSHME E EKIPEVE MË TË MIRA NGA SHKOLLAT E MESME TË QYTETIT TË SHKUPIT NË NIRNBERG 9.11.2018

 

Rezultate të shkëlqyeshme arritën ekipet më të mira sportive të shkollave të mesme nga Shkupi, të cilët në ditët e fundit garuan me moshatarët e tyre nga qyteti i binjakëzuar i Nirnbergut në Gjermani.

Ekipet e shkollave të mesme nga Shkupi kanë qenë më të suksesshme në gara, duke arritur  rezultat të përgjithshëm prej 6 fitoreve dhe 1 humbje.

 

Në hapjen e garave sportive në Nirnberg u drejtuan zëdhënësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu dhe drejtori i shkollës “Bertol Brecht”, Harald Shmidt.

 

 

Qyteti i Shkupit është aktivisht i përfshirë në aktivitete dhe programe të shumta që synojnë nxitjen e gjeneratës së re që të marrë pjesë në aktivitete sportive. Jam i sigurt se secili prej jush do të japë maksimumin e tij në garat e sotme, por gjithashtu ju inkurajoj që ta shfrytëzoni këtë mundësi për shoqërim, që të fitoni përvoja të reja dhe miqësi - tha Salihu.

Në garat u arritën rezultatet në vijim:

 

 

Basketboll

Djem

Shkup е 103-55

 

Vajza
Shkup 67-35 Nirnberg

 


hendboll
Djem
Shkup 34-32 Nirnberg

 

Vajza
Shkup 38-18 Nirnberg

 


Volejboll

Vajza
Shkup 2-0 Nirnberg

 

 (25-19, 25-6)

Futsall
Djemë
Shkup 5-2 Nirnberg


Vajza

Shkup 0-8 Nirnberg

 

Në mbyllje të garave sportive të pranishmëve iu drejtua edhe Klemens Gesell, zëvendës –kryetar i qytetit të Nirnbergut.

Përveç garave sportive, nxënësit nga Shkupi patën mundësi ta vizitojnë qytetin e Nirnbergut dhe t'i vizitojnë monumenteve e qytetit, si dhe kopshtin zoologjik.

Garat e ekipeve më të mira sportive nga shkollat e mesme të Shkupit në Nirnberg janë vazhdimësi e praktikës së organizimit të garave të këtilla, dhe në vitet e fundit u organizuan udhëtime në Stamboll, Nish, Zagreb, Lubjanë, Sofje dhe Beograd.

Përveç ligave sportive të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, në të cilat në këtë vit kanë marrë pjesë mbi 6.000 nxënës të shkollave të mesme, këtë vit për herë të parë nga buxheti janë siguruar bursa për 100 sportistët më të suksesshëm, nxënës dhe nxënëse me nga 3.000 denarë gjatë tetë muajve deri në fund të vitit 2018.