DITË TË HAPURA PËR ADOPTIMIN E QENVE TË PASTREHË NË STACIONARIN “VARDARISHTE” 9.11.2018

Në ditët prej 4 deri më 10 tetor, vizitoni Stacionarin për kafshët e pastrehë “Vardarishte” dhe adoptoni kafshë shtëpiake. Për të gjithë adhuruesit e kafshëve që dëshirojnë të marrin qen dhe t'ia japin dashurinë dhe kujdesin e tyre, dyert e stacionarit në këtë periudhë do të jenë të hapura nga ora 9 deri në orën 19:00.

Qentë që i shihni në foto janë aktualisht në Stacionin “Vardarishte” dhe po presin që të gjejnë vendbanim. Këto 60 qen janë kontrolluar nga mjekë veterinar, nuk janë agresiv dhe nuk kanë asnjë sëmundje. Ato janë të sterilizuar, të pastruar nga parazitë të brendshëm dhe të jashtëm dhe vaksinuar nga tërbimi. Nëse nuk adoptohen ata do të kthehen në rrugët e Shkupit.

I ftojmë adhuruesit e kafshëve që planifikojnë të blejnë kafshë shtëpiake, të vizitojnë Stacionarin “Vardarishte” dhe të mendojnë për mundësinë në shtëpitë e tyre t'u ofrojnë  dashuri dhe kujdes ndonjërit prej këtyre qenve. Për të gjithë të interesuarit, qentë jepen pa kompensim në të holla.

Aksioni për adoptimin e qenve organizohet nga NP "Higjiena komunale" dhe Stacionari "Vardarishte" në kuadër të kremtimit të 4 Tetorit - Dita Botërore e dedikuar për mbrojtjen e kafshëve.