PARKU TE FAKULTETI I NDËRTIMTARISË I HAPUR PËR TË GJITHË QYTETARËT 9.11.2018

 

Së shpejti planifikojmë që parkun para ndërtesës në të cilën punojnë Fakulteti i ndërtimtarisë dhe arkitekturës ta hapim për të gjithë qytetarët, veçanërisht për studentët dhe përdoruesit e bibliotekës "Vëllezërit Milladinov".

 


Këtë projekt, të cilin Qyteti i Shkupit do ta realizojnë së bashku me Fakultetin e arkitekturës dhe ndërtimtarisë ka për qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe për të zbukuruar pamjen urbane të Shkupit, që do të mundësojë zhvillimin e vetëdijes shoqërore për rëndësinë e mjedisit jetësor dhe ruajtjen e natyrës.

 


Për këtë qëllim Qyteti i Shkupit sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e arkitekturës dhe ndërtimtarisë në të cilin Qyteti obligohet ta rregullojë këtë hapësirë parku, ndërsa fakultetet ta mirëmbajnë.