THIRRJE E DYTË PUBLIKEPËR BLERJEN E STUFAVE ME PELETA PËR VITIN 2018 7.11.2018

Qyteti i Shkupit sot 01.11.2018 shpall thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e stufave me peletapër vitin 2018 - faza e dytë.

 Qyteti i Shkupit, me qëllim stimulimin e banorëve të Qytetit të Shkupit (amvisëritë) për shfrytëzimin e lëndëve djegëse më të pastra dhe të stufave më cilësore për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat karakterizohen me efikasitet më të lartë energjetik dhe me emetime më të ulëta në ajër,banorëve të cilët do të blejnë stufa me peletanga dita e shpalljes së Thirrjes publike më– 01 Nëntor 2018, do t’u sigurojë kompensimin e një pjese të shpenzimeve për furnizimin e stufave me peleta nëlartësinë prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë me përfshirjen etatimitpersonal të të ardhurave për amvisëri.

Thirrja publike do të zgjasë 30ditë kalendarike nga dita e shpalljes më 1 nëntor të vitit 2018 përfundimisht me datën 30 nëntor 2018 ose deri në përfundimin mjeteve të parapara financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit të dedikuara për këtë qëllim, në varësi nga fakti se cili kusht do të shfaqet i pari.

Nëse përfundohen mjetet e parapara financiare në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit do ta njoftoj opinionin përmes ueb faqes së saj se Thirrja publike është ndërprerë para skadimit të periudhës për të cilën është shpallur.

Thirrja publike do të realizohet sipas parimit „i ardhuri i parë, i pari shërbehet’’.

 

Të drejtën e pjesëmarrjes në Thirrjen publike:

 

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë Thirrje publike kanë banorët e qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Gazi Babë, KisellaVoda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, GjorçePetrov, Butel, Saraj), të cilët do të blejnë stufa me peleta për ngrohjen e amvisërive të tyre (ambientit të tyre banesorë) nga dita e shpalljes së Thirrjes publike deri në ditën e përfundimit të thirrjes dhe do të dorëzojnë kërkesën për kompensim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të stufave me peleta.

 

 Në Thirrjen publike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë banorët ( amvisëritë) që kanë objekte banesore me lidhje në ngrohjen qendrore të qytetit, pa marrë parasysh nëse e shfrytëzojnë atë, si dhe banorët (amvisëritë) pronarë të objekteve banesore të cilat janë akoma në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në to.

 

 Kushtet që duhet ti përmbushin kërkuesit:

 

 Kërkuesi duhet ti përmbush këto kushte vijuese:

- të jetë banor i qytetit të Shkupit (komunat e qytetit: Aerodrom, Gazi Babë, KisellaVoda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, GjorçePetrov, Butel, Saraj);

- të mos ketë shfrytëzuar mjete financiare për furnizimin e stufave me peleta nga cilido qoftë burim në Republikën e Maqedonisë;

- deri në momentin e parashtrimit të kërkesës të jetë shfrytëzues i stufës me qymyr, dru, naftë ose mazut;

- stufën e re me peletaduhet ta blejë në afatin nga dita e shpalljes ose deri në ditën e përfundimit të Thirrjes publike (30 ditë kalendari) dhe ajo të jetë e instaluar në të njëjtën adresë të letërnjoftimit të kërkuesit;

-  objekti banesor të mos jetë në fazën e ndërtimit dhe në të të jetojë aplikuesi;

- të mos ketë lidhje në ngrohjen qendrore në objektin e banimit ku është instaluar stufa me peleta, pa marrë parasysh faktin e shfrytëzimit të tij;

- të ketë paguar tatimin për objektin e banimit ku është instaluar stufa, përfundimisht me vitin 2017;

- vetëm një person nga një amvisëri mund të parashtrojë kërkesën për fitimin  kompensimit.

 

Për kërkuesit që posedojnë objekte të reja banimi, dhe të cilët nuk posedojnë kurrfarë ngrohje dhe të cilët nuk janë të kyçur në ngrohjen qendrore, nuk vlejnë kushtet e theksuara në pikat 3 dhe 7.

 

Vërejtje: Kërkuesi duhet ti përmbush të gjitha kushtet e lartpërmendura që kërkesa e tij të pranohet. Në të kundërtën Komisioni dorëzon propozim deri te Kryetari i Qytetit të Shkupit për mos pranimin e kërkesës.

 

Mënyra e aplikimit në Thirrjen publike

 

Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve dhe dëshminë se kriteret për pjesëmarrje janë përmbushur, aplikuesi deri te Qyteti i Shkupit duhet tidorëzojë këto dokumente:

- Kërkesë për kompensim (Kërkesa mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit ose të sigurohet nga faqja e internetit e Qytetit: www.skopje.gov.mk);

- Fotokopje të letërnjoftimit të vlefshëm, si dëshmi se i njëjti është banorë i qytetit të Shkupit;

- Deklaratë e vërtetuar tek noteri se aplikuesi dhe familja e tij nuk kanë shfrytëzuar të drejtën e kthimit të mjeteve për blerjen e stufës me peleta, në Thirrje publike tjetër nga cilido qoftë burim në Republikën e Maqedonisë;

- Fotografi nga stufa me dru, qymyr, naftë ose mazut, të cilën e shfrytëzon;

- Dëshmi që është  realizuar blerja e stufës së re me peleti, dhe atë me origjinalin e llogarisë fiskale ose faturë dhe certifikatë nga bankë afariste me ditën e shpalljes së thirrjes publike deri në ditën e përfundimit të thirrjes publike;

- Fotokopje e llogarisë së transaksionit;

 

- Fotokopje nga numri i kërkesës së parashtruar deri te Arkivi i Qytetit të Shkupit për dhënie të vërtetimit për tatimet e paguara të pronës për objektin e banimit ku është instaluar stufa me peleta, përfundimisht me vitin 2017 (kërkesa mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit, baraka nr. 16 ose nga faqja e internetit të Qytetit të Shkupit: www.skopje.gov.mk).

 

Kërkuesit që posedojnë objekte të reja, dhe të cilët nuk posedojnë kurrfarë ngrohje dhe të cilët nuk janë të kyçur në ngrohjen qendrore të qytetit,  nuk duhet ti parashtrojnë dokumentet e parapara në pikat 4 dhe 7.

Aplikuesi kërkesën së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, duhet ta dorëzojë në zarf të mbyllur deri te “Komisioni për realizimin e procedurës për subvencionim të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për furnizimin e stufës me peleta” në arkivin e Qyteti i Shkupit, në adresën bul. Ilinden nr.82, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën 16:00.

 

Në zarf duhet të shkruajë: Thirrje publike për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit për blerjen e stufës me peleta për vitin 2018”.

 

4.5. Arkivi i Qytetit të Shkupit, kërkesat e pranuara do ti evidentoj me orën e saktë të parashtrimit (data, ora dhe minuta), me qëllim të përcaktimit të radhitjes sipas cilës do të shqyrtohen kërkesat.

 

Mënyra e realizimit të Thirrjes publike

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit  formon Komision për realizimin e Thirrjes publike, i cili do ta realizojë procedurën në dy faza:

 

- Në fazën e parë, Komisioni do ti shqyrtojë kërkesate arritura dhe dokumentacionin e deponuar si shtojcë, me qëllim të përcaktimit se vallë të njëjtit janë të rregullta dhe të kompletuara, dhe

- Në fazën e dytë,  Komisioni do të kryejë kontrollin në terren tek të gjithë aplikuesit të cilët kanë dorëzuar dokumentacionet e rregullta dhe të kompletuara, që të konstatojë se vallë të njëjtit i kanë përmbushur kushtet e parapara me këtë Thirrje publike, dhe në veçanti të përcaktojnë se vallë stufa e blerë me peleta është e instaluar në vendbanimin sipas letërnjoftimit të kërkuesit, dhe se nuk ekziston kyçje në sistemin e ngrohjes qendrore në suaza të objektit banesor ku është instaluar stufa me peleta, dhe se objekti i banimit nuk është në fazë të ndërtimit si dhe përcaktimin e faktit se kërkuesi jeton në të njëjtin.

 

5.2. Kërkuesi është i detyruar që ti mundësoj qasje Komisionit deri te objekti i banimit dhe deri te hapësira ku është instaluar stufa e furnizuar me peleta.

 

Për kërkesat e arritura dhe të përfunduara nga pika 5.1 alineja 1, do të evidentohet lista me të dhënat e mëposhtme:

 

- emri, mbiemri dhe adresa,

- data dhe ora e arritjes së fletëparaqitjes së Thirrjes publike,

 - shuma e kompensimit për aplikuesin dhe vlera e tatimit personal mbi pagën.

 

Pagimi i mjeteve do të kryhet në mënyrë të njëpasnjëshme, sipas radhës së arritjes së fletëparaqitjeve,  sipas parimit „i ardhuri i parë, i pari shërbehet’’, pas sjelljes së aktvendimeve për miratimin e kërkesave nga ana e kryetarit të Qytetit të Shkup

 

Mënyra e realizimit të së drejtës së kompensimit

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit me propozim të Komisionit do të sjellë aktvendim për miratimin e kërkesave në një afat prej 10 ditëve nga dita e përfundimit të Thirrjes publike për aplikuesit të cilët i kanë plotësuar kushtet e kësaj Thirrjeje publike, dhe në rast të mos pranimit të kërkesës, parashtruesit me shkrim njoftohen për mos pranimin e kërkesës.

 

Komisioni i njofton aplikuesit në afat prej 7 ditëve nga dita e parashtrimit të kërkesave, nëse të njëjtit nuk kanë parashtruar dokumentacione të rregullta dhe të kompletuara dhe ua kthen të njëjtit si shtojcë e njoftimit.