VIJON THIRRJA PUBLIKE PËR SUBVENCIONIMIN E PASTRIMIT TË OXHAQEVE NË SHKUP 6.11.2018

Qyteti I Shkupit Ju fton të paraqiteni në Thirrjen publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve të tjera në rajonin e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2018.

Thirrja është në vijim, jka filluar më 22.09.2018 dhe do të zgjasë 60 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.

Me këtë thirrje, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë prej 1.000 denarë, kurse në thirrjen publike mund të marrin pjesë personat fizik dhe juridik të cilët banojnë në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Thirrja publike do të zgjasë 60 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke e përfshirë edhe datën 22.11.2018 dhe do të realizohet sipas principit "i pari i ardhur, i pari i shërbyer".

Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve dhe vërtetimin se kriteret për pjesëmarrje janë plotësuar, aplikuesi duhet t’i dorëzojë në Qytetin e Shkupit dokumentet e mëposhtme:

- Kërkesë për kompensim (kërkesa mund të merret nga arkivi i Qytetit të Shkupit ose të sigurohet nga faqja e internetit të qytetit: www.skopje.gov.mk);
- Vërtetim për vendbanim në qytetin e Shkupit: kopje nga letërnjoftimi ose pasaporti;
- Vërtetim për person juridik:Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj;
- Vërtetim për përfundimin e pastrimit të oxhakut, i nënshkruar nga person profesionist që e ka pastruar oxhakun;
- Llogari fiskale nga firma e regjistruar për veprimtari të pastrimit të oxhaqeve (kodi 81.22 sipas Klasifikimit kombëtar të veprimtarive). Fatura fiskale duhet të lëshohet në periudhën nga fillimi i thirrjes publike deri në ditën e përfundimit të thirrjes, dhe
- Fotokopje nga llogaria e transaksionit /xhiro llogarisë.

Kërkesa për shfrytëzimin e të drejtës për kompensimin e një pjese të shpenzimeve, së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur në Qytetin e Shkupit Bul.Ilinden nr.82, në arkivin e Qytetit të Shkupit, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën 15:00.


Thirrja publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve të tjera në rajonin e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2018 është publikuar me date( 25.09.2018 ) në gazetat Sloboden Pecat dhe Koha.