RRUGA TE STADIUMI I QYTETIT DO TË QUHET “RRUGA STOLTENBERGOVA” 6.11.2018

 

Në shenjë falënderimi të Qytetit të Shkupit dhe shkupjanëve për ndihmën e madhe të diplomatit norvegjez Torvald Stoltenberg pas tërmetit katastrofal në Shkup në vitin 1963, rruga  që i lidh Parkun e qytetit, Stadiumin e qytetit dhe bregun e lumit Vardar do të quhet "Rruga Stoltenbergova."

Në solemnitetin me rastin e iniciativës për emërtimin e rrugës sot morën pjesë Kryetari Petre Shilegov dhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

 

 

-Në vitin kur shënojmë 55 vjetorin e tërmetit shkatërrues në Shkup, ia dhamë lamtumirën edhe mikut të madh dhe qytetar nderi i Shkupit, Torvald Stoltenberg. Meritat e tij në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofal në vitin 1963 janë të mëdha. Shkupjanët e mbajnë mend me ndërtimin e Spitalit të Fëmijëve në Kozle, që është donacion i Mbretërisë së Norvegjisë dhe Suedisë, ndërtimin e barakave norvegjeze në Taftalixhe si dhe koordinimin e ndihmës së Kryqit të Kuq norvegjez që erdhi në ditët e para pas tërmetit. Torvald Stoltenberg bëri  shumë për Shkupin dhe qytetarët e këtij qyteti, por atë që ka lënë pas vetes ky njeri i madh janë urat e miqësisë midis Maqedonisë dhe Norvegjisë, të ndërtuara në bazë të solidaritetit dhe humanitetit. Për të gjitha këto, unë, si kryetar i Shkupit ngriti iniciativë kjo rrugë që lidh Parkun e qytetit, Stadiumin e qytetit dhe bregun e lumit Vardar, të quhet "Rruga Stoltenbergova", - tha kryetari Shilegov, në shpalosjen e tabelës në rrugën Stoltenbergova.

Ai shtoi se Shkupi gjithnjë do t'i kujtojë ata që e ndihmuan atë në kohën më të vështirë.

 

 

 

- Prandaj, këtë tabelë ia dhurojë Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në mënyrë që ai ta dijë se atë çfarë ka bërë babai i tij për këtë qytet, nuk do të harrohet kurrë - theksoi Shilegov.

Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg falënderoi kryetarin Shilegov për këtë iniciativë dhe shprehu kënaqësinë që Shkupi dhe banorët e tij i kujtojnë përpjekjet e babait të tij në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit.

- Shkupi kishte një vend të veçantë në zemrën e babait tim, për shkak të afërsisë me qytetin pas tërmetit katastrofal të vitit 1963. Ai ndjehej i nderuar me shpalljen e tij si  qytetar nderi i Shkupit dhe jam i sigurt se do të ishte shumë i nderuar të shihte rrugën në Shkup të quajtur me emrin e tij - tha Stoltenberg.

 

 

Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm kryetarë të komunave të Shkupit, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe institucione kulturore të Qytetit të Shkupit, kryetarja e Këshillit të Qytetit Shkupit, Ljubica Jançeva dhe këshilltarë, si dhe përfaqësues të administratës së qytetit.