LAJMËRIM 2.11.2018

Njoftohen të gjithë përdoruesit e hapësirës publike për kryerjen e veprimtarisëjashtë objektit afarist se sezoni dimëror për kryerjen punëve jashtë hapësirës së biznesit  dhe vendosjen e pajisjeve urbane, fillon nga 01.11.2018 e deri më 30.03.2019.

Përdoruesit e interesuar të hapësirave publike për marrjen e Lejes për kryerje të veprimtarisë  jashtë hapësirës së biznesit dhe miratimit për ngritjen e pajisjeve urbane gjatë sezonit dimëror 2018-2019, kërkesat duhet t`i dorëzojnë në arkivin e Qytetit të Shkupit  më së voni deri më 31.10.2018.

Kërkesën për dhënien e Miratimit për kryerjen e aktiviteteve jashtë objekteve afariste  dhe miratimit për vendosjen e pajisjeve urbane mund ta gjeni në ueb portalin e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk apo në arkivënQyteit të Shkupit, baraka numër 16.

Përdoruesit e hapësirave publike të cilët posedojnë miratim nga sezoni dimëror 2017-2018, duhet ta dorëzojnë elaboratin e vjetër (origjinal), gjendjen e re për pronën, listën poseduese të  pronës  dhe lejen e shfrytëzimit për objektin afarist.

Pas kompletimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të dëshmive për përmbushjen e obligimeve ndaj Qytetit dhe Komunave, Qyteti i Shkupit është i obliguar që brenda 5 ditëve të punës të lëshojë Miratimin për kryerjen e aktiviteteve jashtë objekteve dhe Miratimin për vendosjen e pajisjeve urbane në pajtim me Vendimin për përcaktimin e standardeve për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe pajisje urbane në territorin e qytetit të Shkupit (Gazeta zyrtare e Qytetit të Shkupit Nr. /10, 3/11, 18/11, 11/14 и 16/15 ) si dhe Vendimin  për përcaktimin e nevojës për vendosjen e  pajisjeve urbane dhe për kushtet, mënyrën dhe procedurën e dhënies së miratimit për vendosjen e pajisjeve (gazeta zyrtare e Qytetit të Shkupit nr.3 / 10 dhe 16/15).

Për informacione plotësuese telefononi në 3297 209 dhe 3297 247