RIBALANCI I BUXHETIT: QYTETI PLANIFIKON TË SHPENZOJ PESË MILIONË EURO MË PAK NË VITIN 2018 1.11.2018

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të 18-të do të diskutojnë për më shumë vendime, raporte dhe programe për punën e ndërmarrjeve publike.

Në seancën e sotme, Këshilli do të vendosë për Propozim ndryshimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018, me të cilin është paraparë racionalizimi i shpenzimeve të mjeteve buxhetore. Në këtë drejtim, Buxheti i Qytetit për vitin 2018 do të reduktohet për gjithsej 346 milion denarë.

Në seancën e sotme, Këshilli do të shqyrtojë edhe për plotësimin e Vendimit për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018, ku shtohet neni i ri i cili është paraparë në rast të humbjes së jetës së zjarrfikësit, gjatë kryerjes së punës ose në lidhje me kryerjen e punës, familjes së tij do t’i ndahet një shumë totale e pagave të realizuara gjatë 12 muajve të fundit.

Përveç rebalancit të buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018, në seancën e sotme, Këshilli do ta shqyrtojë edhe Vendimin për dhënien e pëlqimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit investues të NP "Higjiena komunale" - Shkup për vitin 2018. Me këtë vendim është paraparë blerja e dy automjeteve speciale për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale dhe ngritje anësore të koshave për mbeturina, me kapacitet prej 2200 dhe 3200 litra. Për blerjen e këtyre automjeteve rritet ky zë në Programin investues të NP "Higjiena komunale" - Shkup për vitin 2018 për 24 milion denarë ose rreth 400.000 euro.

Përveç blerjes së automjeteve të reja, me ndryshimet në programin e investimeve të NP "Higjiena komunale" - Shkup për vitin 2018, në drejtim të rritjes së pastërtisë dhe higjienës në Shkup është paraparë edhe blerja e 6.000 shportave të reja për mbeturina, për të cilat janë paraparë 6 milionë denarë, ose rreth 100,000 euro. Përveç këtyre pikave, Këshilli i Qytetit të Shkupit sot do të shqyrtojë për Informacionin për regjistrimin dhe pranimin e nxënësve në vitin e parë akademik 2018/2019 në shkollat e mesme dhe konviktet e Qytetit të Shkupit. Në këtë informacion janë të përmbledhura të gjitha informatat në lidhje me procesin për regjistrim e nxënësve në vitin e parë në të gjitha 23 shkollat e mesme që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, ku për vitin akademik 2018/2019 në vitin e parë janë regjistruar gjithsej 6,094 nxënës, nga të cilat për mësim në gjuhën maqedonase janë regjistruar 4,047 nxënës, për mësim në gjuhën shqipe janë regjistruar 1,962 nxënës kurse për mësim në gjuhën turke janë regjistruar 85 nxënës. Sipas llojit të arsimit, 2.402 nxënës janë regjistruar në paralelet e gjimnazit, ndërsa 3,692 nxënës do të ndjekin mësimin në paralelet e arsimit profesional.

Nga sfera e arsimit Këshilli i Qytetit të Shkupit në mënyrë plotësuese do të shqyrtojë dhe për Raportet vjetore për punën e shkollave të mesme dhe konvikteve të shkollave të Qytetit të Shkupit për vitin shkollor 2017/2018, programet vjetore për punën e shkollave të mesme dhe konvikteve të shkollave të Qytetit të Shkupit për vitin shkollor 2017/2018, si dhe për më shumë vendime për ndryshimin e përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit në më shumë institucione arsimore