JANË SHTERUR MJETET PËR SUBVENCIONIMIN E TROTINETEVE ELEKTRIKE 29.11.2018

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se janë shteruar mjetet e parashikuara për subvencione për blerjen e trotineteve elektrike, gjegjësisht sot deri në ora 15:00 janë  pranuar 109 kërkesa.

Me këtë, kushti për përfundimin e thirrjes është plotësuar, ndërsa kërkesat e qytetarëve për subvencione për trotinete elektrike të punësuarit në arkivin e Qytetit të Shkupit nuk do t'i pranojnë.

Me thirrjen publike për subvencione për blerjen e trotineteve elektrike, qytetarët në territorin e qytetit të Shkupit patën mundësinë për të blerë trotinete elektrike, ndërkaq Qyteti i Shkupit t'i subvencionojë deri në 50% të vlerës të trotinetit elektrik, por jo më shumë se 10.000 denarë përfshirë këtu tatimin personal mbi të ardhurat.

Kjo është një nga masat e ndërmarra të Qytetit të Shkupit në drejtim të promovimit të lëvizshmërisë dhe mënyrave alternative të transportit. Këtë vit u ndanë 3.119 subvencione qytetarëve për blerjen e biçikletave.