SHILEGOV: PO I PËRMBUSHIM BORXHET NDAJ ÇLIRIMTARËVE 30.11.2018

 

   

 

Vitin e kaluar, Qyteti i Shkupit dëshmoi se kujdeset për trashëgiminë tonë nga Lufta Nacionalçlirimtare: Muzeu i punëtorive ilegale të armëve është restauruar, ka filluar procedura për ngritjen e një memoriali të Qemal Sejfullahut, Lidhja e Luftëtarëve ka tani më i ka objektet e veta dhe bashkëpunimi me Këshillin e qytetit të LLNÇN është në nivelin më të lartë.

Sot, delegacionet nga vendi dhe jashtë vendit vendosën lule në para përmendores të çlirimtarëve në platonë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në nder të 13 nëntorit - ditën e çlirimit të Shkupit. Lule vendosën edhe delegacioni i Qytetit të Shkupit, i përbërë nga Kryetari Petre Shilegov, Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva dhe Sekretarja e Qytetit të Shkupit, Viktorija Avramovska Madiç.

 

   

 

- Dita e çlirimit të Shkupit ka një vend të veçantë në zemrat e secilit prej nesh. Sot, me krenari, e kujtojmë dhe e festojmë të kaluarën tonë të pasur dhe të lavdishme, por gjithashtu konfirmojmë përkatësinë tonë antifashiste. Kështu edhe këtë 13 Nëntor, ia vlen të kujtojmë se sa vështirë dhe shtrenjtë u pagua liria jonë. Sipas burimeve historike, forca totale e njësive fashiste që okupuan Shkupin ishte një divizion. Në ditët e betejave për çlirimin e Shkupit në rrugë ishte hedhur një fletëpalosje në gjermanisht që u dërgohej ushtarëve dhe oficerëve okupues. Kjo flet për shtrirjen e gjerë në çlirimin e qytetit. Për të ilustruar egërsinë për çlirimin e bashkëqytetarëve tanë, do të përmend vetëm citimin e mëposhtëm nga fletëpalosja: "Çdo rrugë në Shkup çon drejt partizanëve".

Në çlirimin e Shkupit morën pjesë njësitë e Brigadës së 12-të, brigada e tretë, brigada  e tetë, divizioni i 42-të, i 50-të dhe brigada e 16-të. Sulmi për çlirimin e qytetit filloi gjatë natës ndërmjet 12 dhe 13 nëntorit 1944. Në mbrëmjen e 13 Nëntorit, Shkupi u çlirua dhe çlirimtarët u pritën në mënyrë solemne, jo shumë larg nga këtu. Ndërsa shumë qytete në të gjithë Evropën po çliroheshin nga ushtritë e huaja, Shkupi u çlirua nga partizanët tanë. Edhe pse ataishinë shumë më pak të pajisur sesa pushtuesit, edhe pse ishin të armatosur dobët ata arritën të fitojnë, sepse ata mbronin qytetin, shtëpinë e tyre, dhe a ka ndonjë gjë më të shenjtë se sa të sakrifikohet jeta për shtëpinë  - tha para të pranishmëve kryetari Shilegov.

 

 

   

 

Shilegovi rikujtoi se në luftimet për çlirimin e Shkupit u vranë 398 luftëtarë.

 

- Këtyre dhe pjesës tjetër të luftëtarëve, u detyrohemi që të punojmë të përkushtuar ndaj qytetit tonë, por edhe të mos e harrojnë sakrificën e tyre.

Vitin e kaluar, Qyteti i Shkupit dëshmoi se kujdeset për trashëgiminë tonë nga Lufta Nacionalçlirimtare: Muzeu i punëtorive ilegale të armëve është restauruar, ka filluar procedura për ngritjen e një memoriali të Qemal Sejfullahut, Lidhja e Luftëtarëve ka tani më i ka objektet e veta dhe bashkëpunimi me Këshillin e qytetit të LLNÇN është në nivelin më të lartë.

Jam thellësisht i bindur se me atë që kemi arritur ta realizojmë në vitin e kaluar, ne kemi përmbushur të paktën një pjesë të borxhit tonë ndaj çlirimtarëve. E gëzofshim 13 Nëntorin, dhe juve të dashur luftëtarë, ju premtoj se nuk do ta harrojmë kurrë investimin tuaj për këtë Shkup që kemi sot - theksoi Shilegov.

 

   

 

Para Përmendores të çlirimtarëve të Shkupit lule vendosën edhe Delegacioni i Këshillit të Qytetit të Lidhjes së luftëtarëve të Luftës nacional çlirimtare antifashiste të Maqedonisë –Shkup; delegacioni i Qytetit të Shkupit, delegacioni i Kabinetit të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë; delegacioni i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; delegacioni i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë; delegacioni i Ministrisë të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë; delegacionet nga Komunat e Qytetit të Shkupit; delegacione  të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike kulturore të Qytetit të Shkupit, delegacioni i Kryqit të  Kuq i qytetit të Shkupit, si dhe delegacione të korit diplomatik, qytetarë dhe institucione.

 

   

 

Gjithashtu, Kryetari Petre Shilegov, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jančeva dhe sekretarja e Qytetit të Shkupit, Viktoria Avramovska Madiç, sot në nder të 13 Nëntorit - dita e çlirimit të Shkupit, vendosën lule para pëmendores të çlirimtarëve të qytetit të Shkupit në varrezat e partizanëve "Buteli" dhe para përmendores të gjeneralit Mihajlo Apostolski në varrezat e qytetit "Butel"