SHILEGOVI: QYTETARËT DUHET TË JENË PJESË E SJELLJES SË VENDIMEVE QË I TANGOJNË ATA DREJTPËRDREJT 26.11.2018

 

Kryetari Shilegov sot mori pjesë dhe u drejtua në konferencën ndërkombëtare "Integrimi evropian nga perspektiva e bashkëpunimit ndërmjet shoqatave qytetare dhe autoriteteve lokale", që u mbajt në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Në këtë konferencë dyditore, pjesëmarrësit do të njoftohen me shembujt e bashkëpunimit midis pushtetit vendor dhe shoqërisë civile, do të shkëmbejnë përvojat dhe praktikat e mira dhe do të marrin këshilla të mira që do ta ndihmojnë Maqedoninë dhe Qytetin e Shkupit të afrohen drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave evropiane.

 

 

-Qëllimi i kësaj konference është që të nxjerrë në pah rëndësinë dhe nevojën për dialog qytetar dhe të bashkëpunimit në nivel lokal, si kusht për qeverisje të mirë të pushtetit lokal. Përgjegjësia jonë është të përfshijmë publikun e gjerë në planifikimin e zhvillimit të qytetit dhe të komunave, në përcaktimin e prioriteteve të përbashkëta dhe në realizimin e projekteve. Fatkeqësisht, Shkupi në vitet e fundit është larguar nga qytetarët e vet. Kjo është arsyeja pse unë insistojë dhe me mesazhet të cilat si kryetar i dërgojë, por edhe me veprimet që si administratë i ndërmarrim, qytetin ta bëjmë më të kapshëm për qytetarët gjegjësisht qytetarët të jenë pjesë e marrjes së vendimeve që ndikojnë direkt në jetën e tyre të përditshme . Administrata e re e qytetit përditë bashkëpunon me përfaqësuesit e shoqatave më të eksponuara të qytetarëve të cilët në të kaluarën luftuan për humanizimin e urbanizimit të qytetit, për ajër më të pastër, për të drejtën e transportit alternativ, ose përdorimit papengesa  të biçikletave si mjet transportues, etj - tha sot kryetari Shilegov .

 

 

Ai rikujtoi se pikërisht në këtë sallë në periudhën e kaluar u mbajtën debate publike për tema që kanë rëndësi të madhe për qytetarët dhe kanë të bëjnë me ndotjen, furnizimin me mallra, hotelierinë, arsimin profesional, gazifikimin e qytetit dhe trasën e rrugës në Vodno, raportin për gjendjen e stacionarit "Vardarishte" dhe tema të tjera.

 

 

Për mua, si kryetar i Qytetit të Shkupit, është veçanërisht e rëndësishme që sot të nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi me Lëvizjen evropiane në Republikën e Maqedonisë, një nga organizatat e para joqeveritare në vendin tonë. Nënshkrimi i këtij memorandumi do të na mundësojë krijimin e bashkëpunimit në mes të Lëvizjes evropiane në Republikën e Maqedonisë dhe Qytetit të Shkupit me qëllim afirmimin e  integrimeve evropiane në Shkup dhe më gjerë, dhe në veçanti në planin për forcimin e demokracisë, si dhe arritjen e qëllimeve më të larta zhvillimore në komunitetet lokale.

Ky bashkëpunim do të na mundësojë për të realizuar projekte të përbashkëta, partneritet në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe debate të tjera publike, organizimin e aktiviteteve qytetare që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë, si dhe aktivitete të tjera që lidhen me qëllimet e përbashkëta, misionin dhe vizionin e dy palëve nënshkruese. Para nesh qëndron bashkëpunim i frytshëm. Me organizatën Lëvizja evropiane në Republikën e Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të bashkëpunojnë edhe në aktivitetet e Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë, në kapitujt relevant për pushtetin vendor. Është e rëndësishme të theksohet edhe partneriteti ynë i ardhshëm në realizimin e projektit "Organizatat qytetare për funksionimin e demokracisë lokale", të financuar nga INSTRUMENT FOR PRE-ACCESSION ASSISTANCE – II Civil Society Facility and Media, si dhe projekte të tjera me interes të përbashkët - shpjegoi Shilegov.

 

 

Integrimet euroatlantike të Maqedonisë, theksoi kryetari Shilegov, do të ndikojë drejtpërdrejtë dhe shumë qartë në cilësinë e jetës dhe zhvillimin e qytetit.

- Deshëm apo jo ne do të duhet t'i kapim standardet si institucione por edhe përgjegjësitë edhe si institucione edhe si qytetarë që pasojnë me anëtarësimin në këto asociacione, veçanërisht në Bashkimin Evropian. Bisedimet paraqasëse për pranim aty nuk janë gjë tjetër veçse përshtatje edhe e njerëzve edhe institucioneve në tregun e kushteve të reja dhe rregullat që zbatohen në BE që do të kontribuojnë sidomos në segmentin e jetës urbane, të arrijmë standarde shumë më të larta dhe të ndryshojmë disa shprehi që deri më tani ne i kishim edhe si institucione dhe si individë. Qyteti i Shkupit, përmes të gjitha aktiviteteve që ndërmarrim, në të ardhmen e afërt do të përballet me sukses me sfidën për t'u rritur në një metropol modern evropian dhe kryeqytet i anëtares të ardhshme të Aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian - tha Shilegov sot

Në konferencën e sotme morën pjesë edhe Dejan Pavleski, zëvendësministër i vetëqeverisjes lokale; Jon Ivanovski, koordinator kombëtar i CEI nga Ministria e punëve të jashtme dhe Mileva Gjurovska nga Lëvizja evropiane në Republikën e Maqedonisë.