FILLOI RINDËRTIMI I BULEVARDIT ARADHET PARTIZANE NË VLLAE 23.11.2018

 

Sot filluan punimet ndërtimore për rikonstruksionin e bulevardit “Aradhat partizane” në lagjen Vllae në Karposh.

Në fillimin e punimeve ndërtimore mori pjesë edhe kryetari Shilegov.

- Qyteti i Shkupit e filloi rindërtimin e bulevardit  “Aradhat partizane”  në pjesën nga ura  “Kombet e Bashkuara” deri te rrethrrotullimi  me rrugën “Aco Shopov” në gjatësi prej rreth 850 metra. Me qëllim punimet të zhvillohen më shpejt dhe sa më pak ta pengojmë lëvizjen e qytetarëve gjatë rindërtimit, aktivitetet ndërtimore ndahen në dy faza dhe do të kryhen nga dy kompani të ndryshme. Për rindërtimin e bulevardit “Aradhat partizane” Qyteti i Shkupit do të ndajë rreth 19 milionë denarë – tha kryetari Shilegov.

 

 

Në këtë pjesë të bulevardit, me një gjatësi totale prej 835 metrash, do të hiqet tërësisht dhe do të shtrohet shtresë e re e asfaltit. Gjithashtu, pusetat e dëmtuara do të zëvendësohen me të reja dhe ato ekzistuese do të nivelohen, dhe të gjitha shtyllat e dëmtuara do të zëvendësohen me të reja.


 

 

Kryetari Shilegov u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t'i përmbahen regjimit të përkohshëm të trafikut, të respektojnë sinjalizimin e vendosur në këtë rrugë dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet e rrugës, njëkohësisht ai bëri lutje për mirëkuptim për vështirësitë në rrjedhën e trafikut deri në përfundimin e rindërtimit.

 

 

Rikonstruksioni i bulevardit "Aradhat partizane" është një nga rikonstruksionet e rrugëve  që janë realizuar në këtë periudhë, në mënyrë që të sigurohet trafik më i shpejtë, më i sigurt dhe më efikas në qytetin tonë. Më herët ka filluar edhe faza e dytë e projektit për ndërtimin e bulevardit Hristian Todorovski Karposh" në Butel dhe rikonstruksioni i rrugës "Aco Shopov", dhe në periudhën e ardhshme do të fillojë rikonstruksioni i rrugëve "Bradfordska" dhe "Londonska" në Karposh, rruga "Anton Popov" në Kisella Vodë, si dhe ndërtimi i bulevardit të sapo projektuar "Bosnja dhe Hercegovina".