PO VIJOJNË PËRGATITJET PËR AKSIONIN E MADH VJESHTOR PËR MBJELLJE 23.11.2018

 

 

 

Ekipet e NP "Parqet dhe gjelbërimi" me urdhër të Qytetit të Shkupit janë duke u përgatitur për aksionin e madh vjeshtor për mbjellje.

Në suaza të aksionit të mbjelljes do të mbillen 3.500 fidanë gjetherënës me cilësi të lartë në më shumë lokacione në të gjitha komunat e Shkupit. Drunjtë i ka furnizuar Qyteti i Shkupit, për çka nga buxheti janë ndarë 12.5 milionë denarë.

 

 

 


Drunjtë në kuadër të aksionit vjeshtor për mbjellje do të mbillen përgjatë rrugëve të qytetit, në zhardinierët e bulevardeve, në parqe, so dhe në vendet ku janë prerë drunjtë.