ME 40 DRURË PËRTËRIHET VARGU I DRURËVE NË BULEVARDIN MITROPOLIT TEODOSIJ GOLOGANOV 27.12.2018

 

Sot, kryetari  Petre Shilegov mori pjesë në përtëritjen e vargut të drurëve në bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov, si pjesë e aksionit të madh të vjeshtës për gjelbërimin e qytetit.

- Kemi zëvendësuar 40 dru të prerë dhe të rënë me fidane të reja të shëndetshme me cilësi të lartë, gjegjësisht me llojin e njëjtë të drurit ku kemi mbjellë 33 fidane të llojit panje dhe 7 fidanë të llojit katalpa. Prioriteti është ripërtëritja i të gjithë drurëve në varg në qendër të qytetit dhe ngritja e të rejave në Gjorçe Petrov dhe Bit Pazar. Në Shkup, përgjatë rrugëve të qytetit dhe në zhardinierët e mesëm të bulevardeve, ka gati 500 dru që duhet të hiqen dhe në vend të tyre do të mbillen fidane të reja dhe të shëndetshme - tha Shilegov.

Ai shtoi se të gjithë drunjtë do të mbillen me kujdes, duke ruajtur autenticitetin e llojeve që kanë qenë të mbjellura në ato vende.

-Morëm obligim para qytetarëve për ta rikthyer gjelbërimin e humbur që qeveria e mëparshme shkatërroi kudo që arrinte, ndërsa ne po luftojmë për çdo centimetër të hapësirës së lirë për gjelbërim të ri. Po punojmë për ta zvogëluar ndotjen dhe për ta përmirësuar mjedisin jetësor në mënyrë që ta kompensojmë gjelbërimin e humbur, për të rritur parqet dhe numrin e drurëve dhe për t'i mbrojtur të gjitha sipërfaqet publike të gjelbra në të gjitha komunat në qytet. U sigurojmë bashkëqytetarëve tanë më shumë sipërfaqe të pastra dhe të gjelbra. Kontributi në mjedis të shëndetshëm është një përfitim i përhershëm që ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e qytetarëve - tha Shilegov.

Këtë vjeshtë do të mbillen 3.500 fidanë gjetherënës me cilësi të lartë në më shumë lokacione në të gjitha komunat e Shkupit

Këtë aksion Qyteti i Shkupit e realizon së bashku me të gjitha komunat në Shkup, të cilat marrin pjesë me punëtorët, mekanizimin e tyre dhe fidanë.