KOMISION EVROPIAN E PRANOI KANDIDATURËN E QYTETIT TË SHKUPIT PËR “KRYEQYTETI I GJELBËR EVROPIAN 2021 27.12.2018

 

Komisioni Evropian e pranoi kandidaturën e Qytetit të Shkupit për çmimin prestigjioz “Kryeqyteti i gjelbër evropian” në vitin 2021. Kjo mirënjohje e futur në vitin 2010, vlerëson përparimin që një qytet do të arrijë në zbatimin e politikave të gjelbra, respektivisht përparimin në përmirësimin e mjedisit jetësor. Me dorëzimin e aplikimit për këtë mirënjohje, Qyteti i Shkupit tregon vendosmëri strategjike për të ndërmarrë hapa konkret për mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, që është pjesë e programit zgjedhor të Kryetarit Shilegov.

Për shpërblimin “Kryeqyteti i gjelbër evropian” garojnë nëntë qytete edhe atë: Budapest (Hungari), Kaljari (Itali), Dizhon (Francë), Lahti (Finlandë), Lil (Francë), Shkup (Maqedoni) Tirana (Shqipëri) dhe Vesteros (Suedi). .

Qyteti i Shkupit aplikimin për këtë çmim prestigjioz e dorëzoi në tetor të këtij viti. Aplikacioni që është 150 faqe përmban hyrje dhe përgjigje të gjëra në pyetjet në lidhje me gjendjen ekzistuese të mjedisit jetësor në qytet, aktivitetet e kaluara në këtë fushë dhe planet dhe hapat që do t'i ndërmerre Qyteti i Shkupi deri në vitin 2021 në 12 tregues (indikatorë), përkatësisht në: zbutjen e ndryshimeve klimatike, adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike, mobilitetin e qëndrueshëm urban, përdorimin e qëndrueshëm të tokës, natyra  dhe biodiversiteti, cilësia e ajrit, zhurma, mbeturinat, uji, hapësirat e gjelbra dhe eko-inovacioni, performancat energjetike dhe menaxhimi.

 

 

- Parametrat në të cilat do të na vlerësojnë janë nga 12 fusha të mjedisit jetësor, ku shikohet pika nisëse e qytetit një vit më parë, kur unë kam marrë postin e kryetarit se çka është ndërmarrë në këtë vit dhe cila është strategjia e qytetit për të përmirësuar kushtet në mjedisin jetësor dhe zhvillimin. Çmimi "Kryeqyteti i gjelbër evropian" nuk ka të bëjë vetëm për gjelbërimin, është mënyrë e funksionimit të qytetit - transporti alternativ, efikasiteti energjetik, transporti dhe të gjitha masat tjera që ndërmarrim për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në periudhën e ardhshme do të jemi nën mbikëqyrje të fortë, pres që strategjia jonë për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër jetësor të has në mendim pozitiv në Komisionin Evropian. Vetë pranimi i kandidaturës tonë tregon se Shkupi është në rrugën e duhur për të tejkaluar problemet në të cilat jetojmë - shpjegoi kryetari Shilegov.

Aplikimin e përpiluan ekspertët nga fusha e mjedisit jetësor të udhëhequr nga Menka Spirovska:

 

- Juliana Nikova (Indikatori 1 - Ndryshimet klimatike - Zbutja);
- Marija Nikolovska (Indikatori 2 - Ndryshimet klimatike - Përshtatja);
- Jovan Hristoski (Indikatori 3 - Mobiliteti Urban);
- Divna Pençiç (Indikatori 4 - Përdorimi i qëndrueshëm i tokës);
- Slavço Hristovski (Indikatori 5 - Natyra dhe biodiversiteti biologjik);
- Biljana Gerasimovska (Indikatori 6 - Cilësia e ajrit);
- Boshko Nikov (Indikatori 7 - Zhurma);
- Ana Stojanovska (Indikatori 8 - Mbeturina);
- Tanja Nikolovska (Indikatori 9 - Ujërat);
- Slavjanka Pejçinovska Andonova (Indikatori 10 - Rritja e gjelbër dhe eko-inovacionet)
- Irena Zlatanovic (Indikatori 11 - Performanca energjetie), dhe
- Boris Stipçarov (Indikatori 12 - Menaxhmenti).

Në përgatitjen e aplikacionit janë kyçur edhe ekspertë nga sektorët në Qytetin e Shkupit, si dhe nga disa institucione shtetërore.

Në periudhën e ardhshme, Qyteti i Shkupit do t'i nënshtrohet procesit të evoluimit nga komisioni i cili që do ta vlerësojë progresin në Shkup në të gjitha fushat e përfshira në   aplikim. Komisioni gjithashtu do të qëndrojë në Shkup dhe do ta shqyrtojë gjendjen e mjedisit jetësor dhe aktivitetet për përmirësim në terren. Juria do të vlerësojë angazhimin e qyteteve kandidate për qëndrueshmërinë e zhvillimit urban, kapacitetin e tyre për të qenë shembull për qytetet e tjera dhe strategjinë e tyre për komunikimin dhe angazhimin e qytetarëve të tyre. Në prill të vitit 2019, do të bëhet përzgjedhje më e ngushtë e qyteteve kandidate për marrjen e këtij çmimi.

Aplikimi për këtë çmim ka kontribuar në përshpejtimin e aktiviteteve të Qytetit të Shkupit për ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm jetësor, janë shqyrtuar gjendjet aktuale dhe ka dhënë shtytje për përmirësimin e gjërave që kanë të bëjnë me mjedisin.

Çmimi prestigjioz “Kryeqyteti i gjelbër evropian” deri tani e kanë fituar:

 

-Stokholm 2010
- Hamburg 2011
- Vitoria - Gastejs 2012
- Nant 2013
- Kopenhagen 2014
- Bristol 2015
- Lubljanë 2016
- Esen 2017
- Najmegen 2018
- Oslo 2019
- Lisbona 2020