Vazhdojmë me qasje sistematike dhe të integruara për përmirësimin e mjedisit jetësor në Shkup 27.12.2018

Kryetari Shilegov sot mori pjesë në Forumin me temën "Kryeqytetet ballafaqohen me problemet që lidhen me mjedisin jetësor", që u mbajt në Qendrën Informative të UE-së, organizuar nga Instituti francez në Shkup. Forumi ofroi mundësi për të diskutuar për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet qyteti në lidhje me ndotjen në periudhën e dimrit, trafikun, zgjerimin e qytetit, nevojën për të përmirësuar mjetet e transportit publik, përparimin në rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe të ngjashme.

- Po vazhdojmë me synimet tona për të siguruar qasje sistematike dhe të integruar për përmirësimin e mjedisit jetësor në Shkup. Përveç aktiviteteve të ndërmarra nga autoritetet qendrore dhe lokale, kjo qasje nënkupton edhe përfshirjen aktive të organizatave qytetare, akademisë, komunitetit të biznesit, mediave, iniciativave joformale dhe palëve tjera të interesuara. Gjatë 12 muajve të fundit, Qyteti me përkushtim të madh ka qenë i angazhuar në përmirësimin e mjedisit jetësor dhe, në masë të madhe, në reduktimin e ndotjes së ajrit, ujërave dhe tokave, dhe zvogëlimin e zhurmës.

 

 

Siç kam premtuar në programin tim zgjedhor, dorëzuam aplikimin për çmimin prestigjioz "Kryeqyteti i gjelbër evropian", në vitin 2021që Komisioni Evropian e ka pranuar edhe zyrtarisht.

- Aplikacioni përmban përgjigje të gjëra në pyetjet në lidhje me gjendjen ekzistuese të mjedisit jetësor në qytet, aktivitetet e kaluara në këtë fushë dhe planet dhe hapat që do t'i ndërmerre Qyteti i Shkupi deri në vitin 2021 në 12 tregues (indikatorë), përkatësisht në: zbutjen e ndryshimeve klimatike, adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike, mobilitetin e qëndrueshëm urban, përdorimin e qëndrueshëm të tokës, natyra  dhe biodiversiteti, cilësia e ajrit, zhurma, mbeturinat, uji, hapësirat e gjelbra dhe eko-inovacioni, performancat energjetike dhe menaxhimi. Ne po tregojmë përcaktim strategjik për të ndërmarrë hapa konkret për mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm jetësor . Qartë shihet pozicioni fillestar i qytetit prej një viti më parë kur unë mora funksionin e kryetarit të Qytetit dhe progresin që kemi në 12 muajt e fundit në qytet për përmirësimin dhe zhvillimin e Shkupit. Çmimi "Kryeqyteti i gjelbër evropian" nuk ka të bëjë vetëm për gjelbërimin, është mënyrë e funksionimit të qytetit - transporti alternativ, efikasiteti energjetik, transporti dhe të gjitha masat tjera që ndërmarrim për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në periudhën e ardhshme do të jemi nën mbikëqyrje të fortë, pres që strategjia jonë për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër jetësor të has në mendim pozitiv në Komisionin Evropian. Vetë pranimi i kandidaturës tonë tregon se Shkupi është në rrugën e duhur për të tejkaluar problemet në të cilat jetojmë – tha sot kryetari Shilegov.

 

 

Shilegovi shtoi se jemi përballur me një problem dhjetëvjeçar të ndotjes së ajrit, sidomos në dimër dhe në fillim të sezonit të ngrohjes.

- Qytetet më të mëdha në Maqedoni hyjnë në grupin e qyteteve më të ndotura në Evropë. Qytetarët në atë periudhë janë të ekspozuar ndaj ajrit me sasi rekorde të grimcave PM10. Moskujdesi absolut dhjetëvjeçar ndaj mjedisit jetësor ka sjellë ajër jashtëzakonisht të ndotur, prerje masive të drunjëve, shkatërrim të zonave të mbrojtura dhe sjellje jo të përgjegjshme me natyrën - theksoi Shilegov.

 

Në periudhën e kaluar, Qyteti i Shkupit ndërmori një sërë masash për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

 

- Kemi vendosur sistemin e mbikëqyrjes së përforcuar komunale dhe mbikëqyrjes për mbrojtjen e mjedisit jetësor nga djegiet e palejuara të zjarreve në ambiente të hapura që marrin pjesë me një përqindje serioze në ndotjen e ajrit. Këtë vjeshtë ne vazhdojmë faksionin për gjelbërimin e qytetit. Është parashikuar të mbillen 3.500 fidane shumëvjeçare gjethembajtëse. Këtë herë fokusi është në rinovimin e parqeve ekzistuese dhe ngritjen e të rejave në Bit-pazar dhe në Gjorce Petrov. Në periudhën e fundit, kemi rregulluar parqe të reja. Gradualisht po e përmbush atë që u kam premtuar qytetarëve një vit më parë se në mandatin tim do ta kthej gjelbërimin e humbur në qytet - tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit së bashku me Ministrinë e punëve të brendshme në periudhën e kaluar inicio ndryshim në ligjin ku gjatë kontrollit teknik për regjistrimin e automjeteve çdo automjet do të marrë një etiketë ekologjike në mënyrë që të mund të përjashtohet pastaj nga trafiku të cilat realisht kontribuojnë në ndotjen e ajrit.

- Kjo është një nga 39 masat kundër ndotjes së ajrit që janë mbështetur gjerësisht nga publiku. Ngrohjen do ta zgjidhim në afat të mesëm me gazifikim, brenda kompetencave që i kam si kryetar i Qytetit të Shkupit. Formuam ndërmarrjen e qytetit për gaz dhe ngrohje. Do të stimulojmë kyçjen në rrjetin e ngrohjes të sa më shumë amvisërive të jetë e mundur, edhe të atyre që kanë hequr dorë ose nuk kanë pasur ngrohje. Kemi dhënë subvencione për biçikleta, trotinete elektrike, stufa me peleta, pastrimin e oxhaqeve. Mundësuam trajnime për 20 pastrues të oxhaqeve. Siguruam transport falas publik gjatë ditëve të ndotjes së madhe. Kemi siguruar mjete për 30-40 eko-autobusë të rinj. E kemi përmirësuar dhe zgjeruar rrjetin e shtigjeve të çiklizmit prej 12 kilometra. Sollëm shërbimin falas për transport me autobusë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe linjat falas të autobusëve në Vodno – theksoi Kryetari Shilegov.

Në periudhën e kaluar në Shkup janë pastruar 350 deponi, u bë larja me dorë e rrugëve, u pastruan tre lokacione të populluara në mënyre ilegale në qendër të qytetit, ka filluar  prokurimi për kontejnerë të rinj dhe automjete për grumbullimin e mbeturinave, janë rregulluar për 50% më shumë hapësira ​​të gjelbra në krahasim me vitin e kaluar, janë rinovuar fasadat e 11 shkollave të mesme të qytetit, është zëvendësuar filtri i inceneratorit për deponinë e mbeturinave medicinale "Drislla", inspektorët kryejnë kontrolle në të gjitha instalimet që i nënshtrohen B lejes të integruar ekologjike, dhe kryhet incizimi me fluturake për nevojat e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit.

 

 

- Këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve që i ndërmorëm vitin e kaluar, e të cilat ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit. Kapacitetet industriale në qytet funksionojnë sipas standardeve evropiane dhe sipas të gjitha studimeve ato kanë  përqindje shumë të ulët në ndotjen e ajrit. Paraqitja e industrisë si shkaku kryesor i ndotjes është de fokusim nga problemi i vërtetë që në pjesë të madhe e ndot ajrin, e ato janë amvisëritë që ngrohen në lëndë djegëse të ngurta dhe oxhaqet e pa pastruara. Nga 39 masat për të luftuar ndotjen, vitin e kaluar kemi realizuar 17, kemi filluar 12 masa, pesë nuk janë në kompetencë të Qytetit dhe pesë nuk janë realizuar. A ka ndonjë gjë që kemi diskutuar dhe është e aplikueshme por që  administrata e Qytetit nuk e ka ndërmarrë atë? Do të doja këtë pyetje ta bëj para të pranishmëve në këtë seminar, por edhe për publikun e gjerë. Jemi të përkushtuar në angazhimin tonë për ajër më të pastër dhe mjedis të shëndetshëm jetësor. Ky do të jetë prioriteti jonë në të ardhmen, sepse s'ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve dhe asgjë më të rëndësishme se shëndeti i fëmijëve tanë - tha Shilegov.

Në forumin e sotëm, të pranishmëve iu drejtua edhe ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonie dhe zëvendësministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli.