APEL PËR RESPEKTIMIN E NDALESËS PËR DORËZIMIN E MALLRAVE 27.12.2018

Qyteti i Shkupit u bën thirrje subjekteve tregtare që ta respektojnë ndalesën për ndalimin  e automjeteve për dërgimin e mallrave në pjesën qendrore të qytetit në periudhën ndërmjet orës 07:30 dhe 18:00.

Këshilli i Qytetit në seancën e mbajtur më datë 19.03.2018, si një nga masat për uljen e  ndotjes së ajrit në qytet e miratoi Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për organizimin dhe përcaktimin e kushteve për dërgimin e mallrave në qytetin e Shkupit. Me këtë vendim, është e ndaluar ndalimi i automjeteve për dërgimin e mallrave në pjesën qendrore ndërmjet orës 07:30 dhe 18:00.