STUDIM I FIZIBILITETIT PËR NDËRTIMIN E BULEVARDIT NIKOLLA KAREV NGA KRYQËZIMI ME BULEVARDIN SLLOVENI 27.12.2018

 

Në hapësirat e Qytetit të Shkupit sot u prezantua studimi i fizibilitetit dhe projekti ideor  për ndërtimin e bulevardit Nikolla Karev, në pjesën nga udhëkryqi me bulevardin Sllovenia deri te qarkorja. Në prezantim mori pjesë edhe kryetari Shilegov, si dhe përfaqësues të subjekteve ekonomike nga zona industriale në Vizbeg, të cilat ndodhen përgjatë kësaj rruge, të cilët u përfshinë në diskutim.

 

 

Bulevardi Nikola Karev në këtë pjesë është parashikuar si transit magjistrale. Në projektin ideor ofrohen tri variante për realizimin e tij. Në variantën e cila konsiderohet si më e volitshme për realizim për shkak të shpenzimeve më të vogla investuese, kohës së realizimit dhe për shkak se nuk do të rrënohet  mbikalimi hekurudhor, parashikohet bulevardi Nikola Karev të ketë 4 korsi rrugore (nga dy korsi në drejtim), gjelbërim të mesëm, shtigje për biçikleta dhe këmbësor dhe ndriçim në gjatësi prej gati 4 km, si dhe një rrethrrotullim para kyçjes drejt qarkores.

Gjatë realizimit të këtij projekti, përgjatë trasës rrugore të parashikuar, do të ketë nevojë edhe për shpronësimin e tokës.

 


Studimi i fizibilitetit dhe projekti ideor u përgatitën në bazë të dokumentacionit valid të planifikimit - PPU 2012 - 2022 dhe PDU nga disa komuna rrethuese. Ato kanë për qëllim t'i shqyrtojnë mundësitë teknike dhe të trafikut për realizimin e kësaj zgjidhjeje infrastrukturore, si dhe nevojat e qytetarëve. Porositës i studimit fizibiliteti dhe projektit ideor për ndërtimin e bulevardit Nikolla Karev, në pjesën nga kryqëzimi me bul.Sllovenia deri te qarkorja është Qyteti i Shkupit, ndërsa e ka përgatitur kompania GEING Krebs und Kiefer.