ZGJIDHJET PËR SHËNDET MË TË MIRE JANË EDHE TE VETQEVERISJA LOKALE, SEKTORI CIVIL DHE I BIZNESIT 27.12.2018

 

Në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, sot (30.11.2018, e premte) u mbajt punëtoria në temën "Rrjeti i qyteteve të shëndetshme", ku morën pjesë Nikola Naumoski, Udhëheqës i Sektorit për mbështetjen e punës së Kryetarit, koordinatori i projektit INHERIT,prof. dr. Dragan Gjorgjev dhe koordinatorja e projektit për vendbanime të shëndetshme, Xhon Haui. Në punëtori u diskutua për faktorët që ndikojnë në shëndetin e qytetarëve, sidomos për faktorin e mjedisit jetësor.

- Rrjeti evropian i qyteteve të shëndetshme është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky rrjet përfshin ato qytete që janë gati që ta vendosin shëndetin e qytetarëve si prioritet në punën e administratës të qytetit. Sipas Rrjetit europian të qyteteve të shëndetshme, shëndeti i qytetarëve është gjithmonë i ndikuar nga faktorë shtesë si kushtet e banimit, gjendja e mjedisit jetësor, arsimi, shërbimet publike, mbrojtja sociale etj. Pikërisht për këtë arsye, zgjidhjet për përmirësimin e shëndetit kërkohen gjithashtu edhe jashtë sektorit të shëndetësisë. Rrjeti i qyteteve të shëndetshme konsideron se zgjidhjet për shëndet më të mirë të qytetarëve janë në vetëqeverisjen lokale, në sektorin civil dhe në sektorin e biznesit - tha Naumoski.

 

Ai shtoi se qytetet që janë pjesë e këtij rrjeti janë duke punuar dhe janë përfshirë në projektin zhvillimor global për Qytete  e shëndetshme i cili paraqet projekt fazë dhe secila prej fazave të tij zgjat pesë vjet. Projekti ka filluar në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar dhe deri tani janë përfunduar pesë faza. Në Evropë sot, ka mbi 90 qytete-projekti që punojnë së bashku për realizimin e fazës së gjashtë të projektit, dhe në nivel global projekti përfshin mbi 3.000 qytete.

Duke u nisur nga qëndrimi për të ndërmarrë strategji lokale gjithëpërfshirëse për shëndet dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit bazuar në parimin "Shëndet për të gjithë", Qyteti i Shkupit u bashkua me Rrjetin e qyteteve të shëndetshme duke vendosur qëllime dhe detyra për sigurimin e kushteve më të mira të jetesës për qytetarët e saj - theksoi Naumoski.

 

 

Qyteti i Shkupit në drejtim të sigurimit të një mjedisi të shëndetshëm dhe shëndetit të njeriut në periudhën e kaluar, realizoi aktivitete që lidhen me të gjitha fushat e jetës së qytetarëve të saj: përmirësimin e cilësisë së ajrit duke ndërmarrë 27 masa të reja në pjesën e ngrohjes së amvisërive dhe ndërtesave të institucioneve publike, në fushën e trafikut, pastërtisë dhe gjelbërimit të qytetit dhe industrisë. U kyçëm në Planin për ajër të pastër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për realizimin e së cilit do të zbatohet një qasje sistematike në reduktimin e emetimeve nga të gjithë sektorët e identifikuar në masat strategjike të planifikuara dhe të renditura që do të synojnë reduktimin e ndotjes së ajrit deri në vitin 2020 në Shkup deri në 50%; përshtatjen dhe zbutjen e ndikimeve të ndryshimeve klimatike; mbrojtjen e burimeve ekzistuese dhe gjetjen e burimeve të reja të furnizimit me ujë; mbrojtja e tokës nga ndotja dhe sanimi dhe rikultivimi i ish deponive; mbrojtjen e erozionit; menaxhim më efikas me mbeturinat duke krijuar një sistem të ri për grumbullimin, transportimin dhe deponimin e tyre; pasurimin e fondit të gjelbër të qytetit duke ngritur sipërfaqe të reja të parkut, duke ndërtuar korridore të gjelbërta, kulme të gjelbra dhe mbjelljen e fidanëve në të gjithë qytetin; për një vit u ngritën 50% më shumë sipërfaqe të gjelbra krahasuar me vitin e kaluar. Këtë vjeshtë prioritet në aksionin për gjelbërimin e qytetit janë rresht drurët përkatësisht rikonstruimi i atyre ekzistueseve dhe ngritja e të rejave. Më shumë parqe janë rindërtuar, dhe do të ngritën të reja në periudhën e ardhshme; mbrojtja e natyrës nëpërmjet kujdesit për rregullimin e zonave të mbrojtura; përmirësimi i kushteve për transportin publik dhe trafikun e biçikletave përmes blerjes së 40 autobusëve me gaz dhe zgjerimit të rrjetit të rrugëve të çiklizmit (në vetëm një vit janë ndërtuar 12 kilometra rrugë çiklizmi), si dhe subvencionet për biçikleta dhe elektro trotineta; sigurimi i transportit falas për persona me aftësi të kufizuara dhe eliminimi i pengesave për lëvizjen e tyre të sigurte; mbrojtje sociale dhe shëndetësore që përfshin sigurimin e kushteve dhe shërbimet për personat e moshuar, personat e pastrehë, personat me aftësi të kufizuar intelektuale ose fizike dhe ndihmë në sigurimin e shërbimeve shëndetësore më të mira. Është siguruar transporti falas dhe kushtet për sport dhe kulturë fizike janë përmirësuar si në objektet arsimore ashtu edhe në hapësirat publike; ngritja e vetëdijes publike duke shënuar ditë nga kalendari ekologjik, organizimi i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, aksione për pastrim, rregullim dhe pyllëzim, promovimi i aktiviteteve fizike për grupmoshat e ndryshme, bashkëpunim me Kryqin e Kuq për matjen e presionit dhe sheqerit të qytetarëve etj.

 

 

Qytetet e shëndetshme kanë tre parime strategjike të rëndësishme, ato janë: Qasja shumë sektoriale, domethënë, çështja e shëndetit nuk është vetëm një problem i sektorit shëndetësor, por edhe i të gjitha sektorëve zhvillimor në shoqëri; Pjesëmarrja aktive e qytetarëve në kuptim të organizimit të vetë-ndihmës, ndihmë reciproke dhe mundësinë e vendosjes mbi shëndetin, dhe e treta por jo më pak e rëndësishme - kujdesi për shëndetin e mjedisit (biologjik, fizik dhe social) , si dhe e drejta e qytetarëve për të jetuar në një ambient cilësor estetik dhe ekologjik.

 

 

Duke i respektuar këto postulate, Qyteti i Shkupit angazhimin për qytet të shëndetshëm e realizon në bashkëpunim të ngushtë në mes të të gjithë sektorëve të tij, bashkëpunimit aktiv dhe të drejtëpërdrejte me sektorin civil dhe sektorin shëndetësor për të siguruar kushte më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët e saj. Kjo, më shumë për shkak se qyteti i shëndetshëm nuk është ai që ka arritur një status të caktuar ekologjik dhe shëndetësor, por qyteti që është i vetëdijshëm për rëndësinë e shëndetit të qytetarëve të tij, gjendjen e tij dhe gjithmonë përpiqet për ta përmirësuar. Është qyteti që vazhdimisht krijon dhe përmirëson mjedisin fizik dhe social dhe zgjeron burimet e komunitetit, i cili u siguron njerëzve mbështetje të ndërsjellë në kryerjen e të gjitha funksioneve dhe zhvillimin e potencialit maksimal të tyre. Është qyteti i përkushtuar për shëndetin dhe punon për krijimin e të njëjtit - tha Nikola Naumoski në fjalimin e tij në punëtori.