QYTETARËT E SHKUPIT MUND TË VAZHDOJNË TË PARAQITEN PËR SUBVENCIONE PËR PASTRIMIN E OXHAQEVE NË SHKUP 27.12.2018

Qyteti  i Shkupit, vazhdon ndarjen e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të reduktuar pasojat e ndotjes së ajrit.

Me këtë masë, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera për të pastruar oxhaqet, në vlerë prej 1.000 denarë, dhe për subvencionet mund të paraqesin kërkesë personat fizik dhe personat juridik vendbanimi ose qëndrimi i të cilëve është në territorin qytetit të Shkupit.

 

Deri më tani, për subvencionimin e pastrimit të oxhaqeve janë paraqitur rreth 230 kërkesa nga qytetarët.


Pagesa e mjeteve do të bëhet në mënyrë sukcesive sipas rendit të aplikacioneve të pranuara, pas miratimit të vendimeve të kërkesave nga Kryetari i Qytetit të Shkupit. 

 

Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve dhe për të vërtetuar se a janë plotësuar kriteret për marrjen e subvencioneve, aplikuesi  duhet të paraqesë në qytetin e Shkupit dokumentet e mëposhtme:

- Kërkesa për kompensim (Kërkesa mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit ose në faqen e internetit të qytetit: www.skopje.gov.mk);

 

- Dëshmi e vendbanimit ose qëndrimit në qytetin e Shkupit: Fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës;

- Dëshmi për person juridik

- Vërtetim për realizimin e pastrimit të oxhakut, i nënshkruar nga personi përkatës i cili e ka pastruar oxhakun;

- Llogaria fiskale e firmës së regjistruar për pastrimin e oxhaqeve (shifra 81.22 në përputhje me Klasifikimin kombëtar të veprimtarive);

 

 

- Fotokopje e llogarisë së transaksionit / xhiro -llogari bankare.
 
Kërkesa për shfrytëzimin e të drejtës së kompensimit për një pjesë të shpenzimeve së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur në qytetin e Shkupit, bul.Ilinden nr.82, në arkivin e Qytetit të Shkupit, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën 15:00 .

 

 Problemi më i madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, me të cilin përballet Qyteti i Shkupit, është prishja e cilësisë së ajrit ambiental në qytet, sidomos grimcat partikulare (PM10 dhe PM2,5). Një nga arsyet kryesore për emetimin e këtyre grimcave është ngrohja e shtëpive që nuk janë të lidhura në ngrohjen qendrore, për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të druve, cilësisë jo të mirë të drurit dhe mënyrën e ruajtjes dhe përdorimit të drurëve të vjetër, stufave të shkatërruara dhe teknikisht jo të mira, si dhe për shkak të jo pastrimit të rregullt dhe mirëmbajtjes së oxhaqeve.

 

Qyteti në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë zhvilluan trajnime për 15 pastrues të rinj të  oxhaqeve. Ekipi i parë prej 10 oxhak-pastruesve që përfunduan trajnimin filluan  pastrimin e 100 oxhaqeve të amvisërive që u paraqitën për pastrimin falas të oxhaqeve.

 

Rikujtojmë se në Shkup janë të regjistruar vetëm 8 pastrues të oxhaqeve ndërsa 45% e numrit të përgjithshëm të amvisërive në Shkup ngrohen në dru, që është një e treta e ndotjes totale të ajrit në Shkup. Sipas disa të dhënave në Shkup, ka mbi 60.000 oxhakë që pastrohen shumë rrallë ndërkaq është e ditur se një oxhak i papastër ndot të paktën dy herë më shumë se një oxhak i pastruar.

 

Dihet që rreziku i oxhaqeve të neglizhuara dhe të papastërta është i lartë. Jo vetëm ndotja dhe emetimi i grimcave PM 10 është i lartë, por kërcënohet edhe siguria e përdoruesve nëse nuk bëhet pastrimi i rregullt i oxhaqeve. Është e këshillueshme që të pastrohen oxhaqet 3 herë në vit, dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe njëherë kur të  përfundojë sezoni i ngrohjes.